Vizita e Albin Kurtit në Tetovë krijon përplasje – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vizita e Albin Kurtit në Tetovë krijon përplasje –

22:55 | 13/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në Maqedoninë e Veriut po shtohen debatet dhe kritikat në mesin e partive politike maqedonase dhe zyrtarëve më të lartë shtetërorë pas qëndrimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të premten në Çair të Shkupit dhe në Tetovë. Faktorët politikë maqedonas e shikojnë si nacionaliste paraqitjen e zotit Kurti, gjatë fjalimit të të cilit, para mijëra përkrahësve në Tetovë, shfaqej publikisht një flamur i “Shqipërisë së Madhe”.

Ndërkohë, emërtimi i një rruge në komunën e Çairit sipas veprimtarit Adem Demaçi, në përurimin e së cilës mori pjesë zoti Kurti, po ashtu ka hasur në pakënaqësi të shumta tek maqedonasit për shkak të “ndryshimit të emërtimeve pa një konsensus të gjerë ndëretnik”.

Rruga deri tani mbante emrin “Brigada e 2-të Sulmuese Maqedonase”.

Presidenti Stevo Pendarovski reagoi fillimisht përmes një shkrimi në Facebook të dielën duke e cilësuar mitingun në Tetovë si “një ikonografi provokuese nacionaliste me ide shoviniste që ndez urrejtjen etnike dhe nxit mosdurimin”. Ai shkruan më tej se në këtë mënyrë “sulmohen parimet themelore të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Maqedonisë si një shtet shumetnik”.

Presidenti maqedonas kërkon ndëshkimin e organizatorëve të tubimeve në Tetovë dhe në Çair për shkeljen, siç thotë “të përcaktimeve ligjore kundrejt përdorimit të flamurit shtetëror, himnit dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, me ç’rast janë injoruar tërsisht simbolet shtetërore”.

Lidhur me emërtimin e rrugës “Adem Demaçi”, Pendarovski shprehet se mënyra dhe realizimi i rimemërtimit të rrugës bie ndesh me parimet e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve brenda shtetit. Ai pret që strukturat e autorizuara të kontrollojnë se a është respektuar parimi i shumicës së dyfishtë (të kualifikuar) që përfshin votat e komuniteve jo-shumicë gjatë marrjes së vendimit për ndryshimin e emrit të rrugës. Në komunën e Çairit në Shkup shqiptarët përbëjnë mbi 60 për qind të popullatës.

Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE fajin ia hedh qeverisë të drejtuar nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) për lejimin e organizimeve të pritjes së zotit Kurti, ndërsa kritikon edhe Presidentin Pendarovski për reagimin e vonuar.

Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së shkruan në rrjetet sociale se Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka votuar në një seancë të qeverisë për ndryshimin e emrave të rrugëve, teksa e akuzon atë për tradhti ndaj interesave dhe popullit maqedonas.

“Aktrimi juaj i partiotizmit dhe i shërbëtorëve tuaj në opozitë nuk ju ka hije sepse nuk ka tradhëti pas së cilës nuk qëndron nënshkrimi juaj”, shkruan Mickovski.

Nga ana tjetër, LSDM akuzon VMRO-në se ka lejuar ndryshimin e emrave të rrugëve me anë të partnerëve të saj joformal. “Mickovski dhe DPMNE janë organizatorët e ngjarjeve në Shkup dhe në Tetovë. Bilall Kasami u bë kryetar komune në Tetovë me mbështetjen e (VMRO) DPMNE-së, ndërsa bashkëpunimi i tyre vazhdon në Këshillin Komunal, në Parlament dhe në fusha të tjera”, thuhet në një deklaratë të LSDM-së.

Kryeministri i Kosovës gjatë qëndrimit në Shkup dhe Tetovë nuk u takua me zyrtarët qeveritarë, por u prit nga tre drejtues të partive opozitare shqiptare. Në Tetovë ai foli mes tjerash për rëndësinë e një rruge që do të lidhte Prizrenin me Tetovën me anë të një tuneli në Malin Sharr. Po ashtu, theksoi se Maqedona e Veriut duhet të mbahet më afër Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe sa më larg Serbisë, që të afrohet drejt BE-së.

Gjatë përurimit të rrugës “Adem Demaçi”, zoti Kurti u shpreh se emërtimi i një rruge me emrin e Demaçit, është akt këmbënguljeje në përpjekjen e shqiptarëve për liri. /Voa/

Read more

Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje –

Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite –

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it –

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

Të Lidhura

Duhet t’a nisim nga vetja –

Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje –

nga 27
23:19 | 29/03/2026
0

Ka përfunduar turneu i peshëngritjes ‘Open Malta’ ku merrnin pjesë 8 shtete europiane, mes të cilëve edhe Shqipëria. Sportistët shqiptarë...

Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite –

Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite –

nga 27
22:38 | 29/03/2026
0

Media britanike BBC ka publikuar disa foto ku tregohet një avion ko mande dhe kontrolli amerikan të shkatërruar në një bazë ajrore...

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it –

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it –

nga 27
22:24 | 29/03/2026
0

Kombëtarja e Turqisë ka marrë një vendim të pazakontë në prag të finales së “play-off”-it për Kupa e Botës 2026,...

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

nga 27
22:16 | 29/03/2026
0

Ndeshja e basketbollit Teuta-Besëlidhja ka përfunduar me një sherr masiv mbrëmjen e sotme, në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të...

Para
Në 4 dekada në Europë, rreth 195 mijë njerëz kanë vdekur si pasojë e kushteve ekstreme të motit –

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 gusht 2023 -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje –

23:19 | 29/03/2026
Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite –

Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite –

22:38 | 29/03/2026
E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it –

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it –

22:24 | 29/03/2026
Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –

22:16 | 29/03/2026
Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar! –

22:04 | 29/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje –
  • Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite –
  • E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it –
  • Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat –
  • Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar! –
  • Mbyllet numërimi, ja kush i fitoi zgjedhjet për kryetar i PD në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje –
  • Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com