Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje me intensitet të lartë kryesisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes gjatë ditës së parë të vitit.
Kryebashkiaku Benet Beci teksa ka publikuar pamjet shkruan se si pasojë e reshjeve ka pasur prezencë uji në disa segmente rrugore.
“Punonjësit e ujësjellësit, shërbimet publike dhe emergjencat civile janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e shpjetë të situatës kjo edhe në varësi të situatës së reshjeve. Aktualisht po punohet në qendër të qytetit, dhe në një banesë në lagjen Kiras në një banesë me prezencë ku mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë me pompa për tërheqjen e ujit. Situata është nën kontroll dhe të gjitha strukturat e bashkisë Shkodër janë në gadishmëri“, njofton kryebashkiaku.

The post Viti i Ri vjen me rrebeshe shiu në Shkodër, uji përmbyt rrugë appeared first on 27.









