Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

10:44 | 01/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe njerëzit më të dashur.

Njerëzit, në anë të ndryshme të botës festojnë këtë natë me mënyra të ndryshme, por të gjithë besojnë se dëshirat e tyre do të realizohen në vitin që pason.

Ndryshe nga vendet e tjera të botës, apo edhe mes fqinjëve, nata e vitit të ri tek shqiptarët festohet ndryshe. Ka disa tradita të cilat na dallojnë nga të tjerët.

Tryeza plot me ushqime, veçanërisht mish

Edhe pse çdo ditë nuk konsumojmë shumë ushqime, natën e vitit të ri, tryeza duhet të jetë e mbushur plot e përplot. Nuk mjafton nëse gjeli i detit ndodhet mbi tryezë, pasi kryefamiljari ka blerë edhe dy-tre lloje të tjera mishi që në fund të fundit, askush nuk i prek.

Bakllava

Ëmbëlsira me e preferuar e tryezës përgatitet shumë ditë para festës. Disa zonja ende preferojnë ta gatuajnë vetë, disa të tjera ua besojnë furrave.

Pijet

Në tryezë nuk mungon asnjë marke alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jene aty.

Superpastrimi i shtëpisë

Çdo cep shtëpie, dhomat, çdo orendi duhet pastruar. Viti i ri duhet të gjejë çdo shtëpi të pastër. Është e pastër dhe s’ka nevojë? Do të ripastrohet sërish. Nuk ka dyshime për këtë!

Luftë fishekzjarrësh

Nga dritaret, ballkonet e kudo të munden, shqiptarët do tregojnë me padurim arsenalin e pafundmë të fishekzjarrëve në shtëpi. Ishin më të bukura ato të fqinjëve? S’ka problem, në 1 janar rihedhim sërish.

Leku në byrek

Një tjetër traditë, byreku me lekun e fshehur. Kureshtja vijon. Kujt do ti bjeri këtë vit? Me shtrenjtësimin e jetesës dilema bëhet me e madhe. Çfarë shume do të marrim në këmbim të lekut? Momente sa argëtuese e qesharake që i shtojnë gëzim tryezës familjare.

Festa

Tani më, dihet nga të gjithë. Deri para mesnate me familjen, pas mesnate me shoqërinë. Mëngjesi? Nuk dihet ku na gjen.

Kush do të hyjë i pari në shtëpi?

Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyj me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.

Read more

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar –

Do të të kujtoj me respekt dhe mall –

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej –

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina –

Të Lidhura

nga 27
13:50 | 21/12/2025
0

Ndeshja e Kategorisë së Parë Korabi – Burreli është shtyrë sërish për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe pranisë...

Do të të kujtoj me respekt dhe mall –

Do të të kujtoj me respekt dhe mall –

nga 27
12:22 | 21/12/2025
0

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Ismet Bellovës, legjendës...

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej –

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej –

nga 27
12:10 | 21/12/2025
0

Një 20 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të karabinierëve italianë, pasi tentoi të...

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina –

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina –

nga 27
12:00 | 21/12/2025
0

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin. Ky i fundit mësohet se është djali i xhaxhait të Ergys...

Para
Turqia, një vend mik që na ka mbështetur përherë –

Arritje e merituar, por... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar –

Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar –

13:50 | 21/12/2025
Do të të kujtoj me respekt dhe mall –

Do të të kujtoj me respekt dhe mall –

12:22 | 21/12/2025
Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej –

Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej –

12:10 | 21/12/2025
Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina –

Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina –

12:00 | 21/12/2025
Martesat për dokumente janë krim federal –

11:28 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar –
  • Do të të kujtoj me respekt dhe mall –
  • Itali, 20-vjeçari shqiptar plagoset me armë nga karabinieria italiane, tentoi të arratisej –
  • Pas hetimit të SPAK për tenderët e AKSHI-it, kushëriri i Ergys Agasit hoqi verën miliona euro nga kantina –
  • Martesat për dokumente janë krim federal –
  • Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka, arrestohen dy autorët nga policia e Shkodrës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shtyhet sërish një ndeshje e kampionatit shqiptar, vendim zyrtar –
  • Do të të kujtoj me respekt dhe mall –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com