Ora 12:13 Tashmë janë numëruar 96.51% e votave dhe projeksioni i konfigurimit si do të jetë parlamenti është shumë e qartë.
PS numëron deri tani 74 mandate, kundrejt PD me 43 mandate. LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.
Ora 09:55 Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit. Nga 421 kutitë e numëruara nga 460 kuti që janë në total, kryeson Partia Socialiste e ndjekur nga PD dhe LSI.
Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, Partia Socialiste ka marrë 66.298 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 37.333 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka 20.910 vota ose 2 mandate.
Ora 09:33 Numërohen 95% e kutive
Ka përfunduar numërimi për 5123 kuti votimi nga 5362 gjithsej , 95. 54% të votave dhe projeksioni i konfigurimit rezulton si më poshtë:
PS numëron me 74 mandate, kundrejt PD me 43 mandate. LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 3 mandate dhe PSD 1 mandat.
Në Berat kanë mbetur 4 kutitë e fundit pa u hedhur në sistemin e të dhënave të KQZ. Durrësi ka për numërim 53 kutitë e fundit, në Elbasan mbeten ende 67 kuti, në Gjirokastër 11 kuti, në Kukës 2 kutitë e fundit, në Lezhë 2 kuti, në Shkodër 30 kuti, Tirana ka 75 kuti ende për numërim dhe Vlora ka 3 kuti.
Ora 03:00 Përfundon numërimi në Qarkun Lezhë/ PS i rrëmben një mandat PD-së
Ka përfunduar numërimi dhe në Qarkun e Lezhës, në të cilin Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë dalë barazime me nga 3 deputetë, ndërsa deputetin e 7 e mori LSI.
Në këto zgjedhje PS ka pësuar rritje prej 7 % në qarkun e Lezhës nga 2013 dhe ka arritur ti rrëmbejë një deputet PD-së.
Lezhë-PS
Lindita Nikolla
Pjerin Ndreu
Gjetan Gjetani
Lezhë-PD
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Andon Frrokaj
Lezhë-LSI
Viktor Tushaj
Ora 02:45 Ndërpritet numërimi, tek KZAZ nr 35, shkolla Vasil Shanto në Tiranë
Ndërprerja e proçesit u vendos për shkak të lodhjes së komisionerëve dhe do të rifillojë sot në mengjes në orën 09:00.
Ora 02:25 Deri tani është mbyllur numërimi në Vlorë, Gjirokastër, Kukës, Korçë, Dibër dhe në Fier.
Ora 01:55 Përfundon numërimi në Fier/ PS 10 mandate, PD 4 dhe LSI 2
Ka përfunduar proçesi i numërimit në Qarkun e Fierit dhe PS ka dalë forcë e parë me 10 deputetë, Partia Demokrate me 4 dhe LSI 2.
Fier-PS
Erion Braçe
Adelina Risto
Bashkim Fino
ISmet Beqiraj
Antoneta Dhima
Bujar Çela
Tatiana Piro
Anduel Xhindi
Gramoz Ruçi
Xhavit Bushaj
Fier-PD
Enkelejd Alibeja
Genc Pollo
Muslim Murrizi
Luan Baci
Fier-LSI
Petrit Vasili
Robert Bitri
Ora 01:35 Mbyllet numërimi në Kukës
Është mbyllur proçesi i mumërimit në Kukës, ku forcë e parë ka dalë Partia Demokratike e cila ka siguruar dy deputetë dhe Partia Socialiste ka marrë vetëm një.
Kukës-PD
Flamur Noka
Isuf Çelaj
Kukës-PS
Mimi Kodheli
Ora 01:00 Kryeson PS me 73 mandate, PD 44, LSI 18, PDIU 4
Në qarkun e Tiranës PDIU ka 1 mandat ose e thënë ndryshe ka 3.04% .
Ora 00:20 Basha: Do të flas në fund të numërimit
Rreth orës 00:15 minuta kryetari i PD, Lulzim Basha ka lënë zyrën e selisë blu. I vrenjtur dhe qartësisht dukshëm i dëshpëruar për humbjen e thellë lideri demokrat nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim për mediat.
Komenti i tij ka qenë i shkurtër dhe i prerë për mediat që e prisnin me interes “Në fund të numërimit do të kem komentet e mia” u shpreh ai, teksa largohej me nxitim për në makinë. Në rezultatet e deritanishme PD ka marrë vetëm 43 deputetë përballë 74 të PS.
Ora 23:45 Mbyllet procesi i numërimit edhe në Gjirokastër dhe Vlorë
Është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në Vlorë dhe Gjirokastër. Në qytetin bregdetar, PS ka marrë 8 mandate, PD vetëm 3 dhe LSI vetëm një mandat.
Vlorë-PS
Damian Gjiknuri
Vilma Bello
Alket Hyseni
Vullnet Sinaj
Andrea Marto
Edi Rama
Edmond Leka
Fatmir Velaj
Vlorë-PD
Agron Shehaj
Nadire Mecorapaj
Vangjel Dule
Vlorë-LSI
Shezai Rrokaj
Në Gjirokastër PS ka marrë tre deputetë, PD një dhe LSI një.
Gjirokastër-PS
Bledar Cuci
Mirela kumbaro
Flamur Golemi
Gjirokastër- PD
Tritan Shehu
Gjirokastër-LSI
Vangjel Tavo
Ora 23:30 KQZ: Falenderojmë komisionerët për vendosjen e standarteve të reja në numërim.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja për shtyp e KQZ, Drilona Hoxha, ka thënë se kanë perfunduar numërimi në 720 QV dhe ka shumë KZAZ në process përfundimi, si në Vlorë, Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Fier, ndërkohë vijon Proçesi i numërimit në Shkodër, Tiranë dhe Durrës.
“KQZ shpreson që proçesi i numërimit të mbarojë gjata natës së sotme. Vlerësojmë punën e komisionerëve të cilët vendosën standartet të reja në numërimin e votave. Pas kaq shumë kohësh kemi arritur të numërojmë 90% të kutive brenda 24 orësh. KQZ inkurajon dhe mbështet komisionerët që të vijojnë punën për të përfunduar numërimin gjatë natës së sotme”, u shpreh Hoxha.
Gjithashtu Hoxha ka thënë se ka filluar dorëzimi I materialeve zgjedhore I KZAZ-ve që kanë përfunduar proçesin e numërimit. Ora 23:30 Përfundon votimi në qarkun e Gjirokastrës, kryeson PS
Ora 22:50 Socialistët nisin festën në Vlorë
Partia Socialiste në Vlorë ka filluar festën, teksa procesi i numërimit është thuajse në fund. Në Vlorë PS ka marrë 8 mandate, PD vetëm 3 dhe LSI një.
Ora 22:30 Garë e fortë në Shkodër, PD rimerr mandatin e 5
Ora 22:25 PS i merr mandatin e 5 PD në Shkodër, Ndoka jashtë
Përmbyset sërish rezultati në Shkodër, PS rimerr mandatin e pestë, PD mbetet me katër dhe Nard Ndoka jashtë.
Ora 22:20 Gjirokastër/ Numërohen 218 nga 235 kuti. PS në avantazh me 50.1% të votive, PD forcë e dytë
Nga hapja e 218 kutive në qarkun e Gjirokastrës, PS rezulton të jetë në avantazh, e ndjekur nga PD dhe LSI.
Në bazë të këtij numërimi PS udhëheq me 25379 vota ose tre mandate, PD me 12522 vota ose 1 mandat, LSI me 11696 vota ose 1 mandat.
21:15 Përfundon numërimi në Korçë, PS merr 6 mandate, PD 4, LSI 1
Në qarkun e Korçës që prodhon 11 mandate deputetësh ka përfunduar numërimi i 463 kutive të votimit.
Në bazë të këtij numërimi rezulton e para PS me 62699 vota ose 6 mandate, e cila ndiqet nga PD me 41968 vota ose 4 mandate dhe LSI me 19440 vota ose 1 mandate.
Ora 21:00 PS me 73 mandate, PD 44, LSI 18, PDIU 4
Vijon procesi i numërimit të votive në shumicën e qarqeve të vendit. Në rang vendi janë numëruar deri më tani 4272 kuti votimi nga 5362 gjithsej. Në bazë të rezultit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 48% të votive dhe merr 73 deputetënë rang kombëtar.
Në vendin e dytë renditet PD me 29% ose me 43 mandate në rang vendi. LSI vijon të renditet forcë e tretë me 15 % të votive ose 19 mandate deputetësh.
Ndërkohë PDIU renditet forca e katërtme 4 mandate në rang vendi.
Ora 20:15 LSI rimerr mandatin e 5 në Tiranë
Vijon beteja në Tiranë mes PS dhe LSI. Pas numërimit të 760 kutive nga 1198, LSI i ka marrë mandatin e 5 PD. Luan Rama i LSI për momentin është deputet duke ia rrëmbyer mandatin Gerti Bogdanit të PD që është i 12 në listën e opozites, por gara ende nuk ka përfunduar, pasi rezultatet mund të ndryshojnë sërish duke qenë se janë shumë kuti për t’u numëruar.
Ora 20:10 Rikthehet PD, rinis numërimi te KZAZ nr. 35 në Tiranë
Pas rreth dy orës bllokim ka rinisur në KZAZ nr. 35 në Tiranë procesi i numërimit të votave. Përfaqësuesit e PD në komisionin e numërimit janë rikthyer në detyrë pas largimit rreth orës 18:30. Tashmë vijon normalisht procesi i numërimit për zonën e Njësisë nr. 5.
Ora 19:25 Krujë, rifillon numërimi pas ndërprerjes në mëngjes
Ka rifilluar procesi i numerimit ne KZAZ 20 te qytetit te Krujes, procesi ishte nderprere ne oren 6 te mengjesit te sotem.
Numerimi ka rifilluar ne oren 17:00 te pasdites dhe aktualisht po numerohen 8 kutite e fundit te qytetit te Fushë Krujes nga te cilat 18 janë numeruar deri tani. Ne avantazh vazhdon te jete partia Socialiste me nje avantazh prej rreth 1200 votash.
Ora 19:00/ Në rang vendi janë numëruar deri më tani 3842 kuti votimi ngga 5362 gjithësej.
Në bazë të rezultatit të deritanishëm PS vazhdon të jetë në avantazh me 48% të votive dhe merr 72 deputetë.
Në vendin e dytë renditet PD me 29% ose 44 mandate në rang kombëtar, LSI vijon të renditet si forcë e tretë me 15% të votive ose 19 mandate deputetësh. PDIU vazhdon të qëndrojë me 4 mandate dhe PSD me 1 mandat.
Ora 18:30/Partia Demokratike ka krijuar një avantazh të lehtë ndaj Partisë Socialiste në garën për Qarkun e Shkodrës.
Aktualisht, kur janë numëruar 227 kuti votimi nga 421 në total, PD merr pesë mandate, katër shkojnë për PS-në dhe nga një për LSI-në dhe një për PSD-në, nën siglën e së cilës kandidon Tom Doshi.
Me këtë ndryshim, Partia Demokratike udhëheq në dy qarqe ndaj Partisë Socialiste, atë të Shkodrës dhe Kukësit.
Ora 17:45/ Janë numëruar 3558 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë. PS udhëheq me 47.86 të votave ose 73 mandate, e ndjekur nga PD me 28.33% të votave ose 44 mandate, LSI me 14.38% të votave ose 18 mandate, ndërkohë PDIU ka siguruar deri më tani 4 mandate, ndërsa PSD 1 mandat.
Ora 17:30/ Në bazë të numërimit të deritanishëm në qarkun e Tiranës, udhëheq PS me 99832 vota ose 17 mandate. PD ka 71356 vota ose 12 mandate. LSI ka 29278 vota, e përkthyer në 4 mandate, dhe sipas këtij rezultati paraprak nënkryetari i kësaj partie, Luan Rama, i rënditur i 5-ti në listë mbetet jasht Parlamentit.
PDIU ka marrë 7051 vota, e përkthyer në 1 mandat.
Ora 17:00/ Vijon procesi i numërimit të votive në qarkun e Durrësit. Deri më tani janë numëruar 183 kuti nga 460 kuti gjithësej, ku kryeson Partia Socialiste, e ndjekur nga PD dhe LSI.
PS ka marrë 28864 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 15137 vota ose 4 mandate, ndërsa LSI ka siguruar 8625 vota ose 2 mandate.
Nga rezultatet paraprake të numërimit rezulton se kreu i PAA-së, Agron Duka i rënditur i pesti në listën e PD-së në këtë Qark, rrezikon të jetë jasht Paralamentit 4 vitet e ardhshme.
Ora 16:00/ Teksa janë numëruar 3121 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, udhëheq me 47.96% të votave ose 75 mandate, e ndjekur nga PD me 28.19% të votave ose 42 mandate, dhe nga LSI me 14.43% të votave ose 18 mandate, ndërkohë PDIU ka siguruar deri më tani 4 mandate, ndërsa PSD 1 mandat.
Sfida më e fortë po zhvillohet në Korçë, mes mandatit të 6 të PS-së dhe të 2-tit të LSI-së, që sjell ndryshime të shpeshta të mandateve të PS-së në 74-73 dhe LSI-së 18-19.
Ora 15:15/ Bazuar në rezultatet e deritanishme të numërimit të 2899 kutive të numëruara, Partia Socialiste ka siguruar 417561 vota, ose 73 mandate, Partia Demokratike ka siguruar 243910 vota ose 43 mandate, LSI ka marrë 126142 vota ose 19 mandate, në vend të katërt renditet PDIU me 41947 vota ose 4 mandate, ndërkohë LIBRA po “lufton” për mandatin e parë me 9692 vota.
Sfida më e fortë po zhvillohet në Korçë, mes mandatit të 6 të PS-së dhe të 2-tit të LSI-së, që sjell ndryshime të shpeshta të mandateve të PS-së në 74-73 dhe LSI-së 18-19.
Ora 14:35 Në qarkun e Tiranës që është edhe më i madhi në vend ku dalin 34 mandate deputetësh janë numëruar 451 nga 1198 kuti votimesh ne total.
Ora 14:05 Numërohen gjysma e kutive të votimit 2686/5363
Ora 13:53 Në qarkun e Elbasanit ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Belsh. PS ka marrë 5755, PD 2026, LSI 1629, dhe PDIU 1097 vota.
Ora 13: 42 PS bie në 73 deputetë, rritet PD dhe PDIU. PS 73 deputetë, PD 42 deputetë, LSI 20 deputetë PDIU 4 deputetë dhe PSD 1 deputet
Ora 13:39 Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qarqeve të vendit. Në rang vendi janë numëruar deri më tani 2621 kuti votimi nga 5362 gjithsej. Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 49% të votave, e ndjekur nga PD me 28% dhe LSI me 15%.
Ora 13:18 Nga 7 bashkitë e qarkut të Vlorës është përmbyllur votimi në 3, përkatësisht në Delvinë, Konispol dhe Selenicë. Vijon numërimi në Finiq, Sarandë dhe Vlorë.
PS e udhëheq bindshëm me vota këtë qark, por ajo çfarë bie në sy është rezultati tmerrësisht i thellë në bashkinë e Vlorës, ku udhëheq me gati 22 mijë vota.
Ora 13:17 Në qarkun e Fierit janë numëruar 210/591 kuti votimi. Në bazë të këtij numërimi PS udhëheq me 48369 vota ose 10 mandate, e ndjekur nga PD me 21844 vota ose 4 mandate, LSI me 9801 vota ose 2 mandate, dhe PDIU me 2777 vota ose 0 mandate.
Në Lushnje janë hapur kutitë 2856/2 ku PS numëron 151 vota, PD 82 vota, LSI 16 vota dhe PDIU 4 vota ndërsa kutia 2856/1, numëron 188 vota për PS, 77 vota për PD, 14 vota për LSI dhe 5 vota për PDIU.
Në qarkun e Kukësit i cili prodhon 3 deputetë janë numëruar 119 nga 173 kuti në total. PD udhëheq e ndjekur nga PS dhe LSI.
Në qarkun e Korçës që prodhon 11 mandate deputetësh deri më tani janë numëruar 285 nga 463 kuti numërimi.
Në bazë të këtij numërimi rezulton e para PS me 37369 vota ose 5 mandate, e cila ndiqet nga PD me 25427 vota ose 4 mandate, dhe LSI me 12736 vota ose 2 mandate.
Nga hapja e 289 kutive në qarkun e Gjirokastrës, PS rezulton të jetë në avantazh, e ndjekur nga PD dhe LSI. Gjithsej në këtë qark pritet të numërohen 235 kuti votimi.
Vijon procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Elbasanit. Nga votat e numëruara kryeson PS e ndjekur nga LSI.
Në bazë të rezultatit që prodhojnë 174/591 kutitë e numëruara, Partia Socialiste që udhëheq në këtë qark deri më tani ka marrë 23203 vota ose 8 mandate, e ndjekur nga LSI me 8178 vota ose 2 mandate, dhe PD me 7841 vota ose 2 mandate.
Në qarkun e Shkodrës i cili prodhon 11 mandate deputetësh janë numëruar 142 nga 421 kuti votimi dhe deri më tani udhëheq PS me 15006 vota ose 5 mandate. Më pas vjen PD me 12636 vota ose 4 mandate, e cila ndiqet nga LSI me 3996 vota ose 1 mandate. PSD me 3650 vota ose 1 mandate.
Vlora ka filluar procesin e numërimit të votave më vonë se qarqet e tjera. Nga numërimi i 322 kutive nga 447 ne total, PS është në avantazh të ndjeshem e ndjekur nga PD.
Ora 13:00 Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, thotë se procesi i numërimit të votave deri në orën 12:30 të 26 qershorit, është ndërprerë në 19 KZAZ, për arsye të ndryshme, ndërsa thotë se në të tjerat procesi vijon normalisht.
Situata është shqetësuese në 3 KZAZ të cilat kanë ndërprerë në mënyrë jo ligjore procesin e numërimit të votave, duke marrë vendimin që ky proces të rifillojë pasditen e sotme në orën 17:00. Zguri bën thirrje që ky proces të rifillojë menjëherë.
Ora 12:46 Përfundon procesi i numërimit të 65 kutive në Mirditë, fiton PS me 6056 vota. Partia Demokratike ka marrë 4388 vota ndërsa LSI 1982.
Ora 12:39 Ka përfunduar procesi i numërimit në Bashkinë e Klosit ndërsa fituese është Partia Socialiste me një diferencë prej 542 votash kundrejt PD-së.
Këtë bashki në 2015 e fituan të djathtët. Ndërkohë është drejt përfundimit numërimi në Mat, ku kryeson ndjeshëm PS.
Në total në qarkun e Dibrës janë numëruar 151 kuti votimi nga 259 ku PS ka 17121 vota, PD 13480 vota LSI 7952 vota dhe PDIU 5106 vota.
Ora 12:23 Në Skrapar është mbyllur procesi i numërimit të votave. Nga rezultatet LSI ka fituar bindshëm ndaj dy partive të tjera duke marrë 4335 vota. PS renditet e dyta me me 2937 vota, ndërsa PD ka marrë vetëm 460 vota.
Ora 11:48 KQZ denoncoi sot tre KZAZ që kanë pushuar numërimin deri në orën 17:00 në shkelje të Kodit Zgjedhor duke shpërduar detyrën. Ato janë KZAZ nr 74 Përmet, KZAZ 37 dhe 31 në Tiranë.
Problematike mbeten:
Tirana, ka numëruar 368 kuti nga 1.198 në total
Shkodra, ka numëruar 153 kuti votimi nga 421 në total
Elbasani, ka numëruar 170 kuti votimi nga 547 në total
Durrësi, ka numëruar 74 kuti votimi nga 460 në total
Ora 11:10 Po vijon proçesi i numërimit dhe në qarkun e Beratit dhe pse me ritme të ngadalta.
Nga 5 bashki që ka qarku, numërimi ka përfunduar vetëm në Skrapar, LSI ka dalë forcë e parë me diferencë të konsiderueshme ndaj PS. Ndërsa ka PD ka marrë një numër modest votash.
Ora 11:08 Deri më tani janë numëruar 1977 kuti votimi nga 5362, pra 36,87 % të gjithë votave në rang vendi. PS ka marrë rreth 49,52 %, PD 28,35% dhe LSI 15,04%.
Ora 09:20 Paskuqan, numërohen 18 kuti votimi. Kanë votuar 14 252 në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Deri në këto momente janë numëruar 18 QV me 7109 zgjedhës dhe kanë mbetur pa numëruar edhe 18 QV të tjera. Numërimi pritet të rifillojë në ora 12:00.
Rezultati i deritanishem eshte si me poshte: PS – 2539, PD – 3606 dhe LSI – 1105
Ora 09:10 Përfundon numërimi, Delvina rikthehet te PS
Ka përfunduar rreth ores 9.00 te mengjesit te sotem votimi ne bashkine e Delvines. Partia Socialiste ka marre 2764 vota kundrejt 2103 te LSI dhe 978 te PD. Per here te pare pas shume vitesh delvinjotet kane votuar ne shumice Partine Socialiste.
Delvina njihej prej vitesh si nje bastion i LSI, e cila ka edhe bashkine e qytetit me kryetar Rigels Balilin, nipin e Klement Balilit, i etiketuar nga policia si Eskobari i Ballkanit.
Ora 9:48 Nga hapja e 185 kutive në qarkun e Gjirokastrës, PS rezulton të jetë në avantazh, e ndjekur nga PD dhe LSI. Gjithsej në këtë qark pritet të numërohen 235 kuti votimi. Në bazë të këtij numërimi PS udhëheq me 15396 vota ose 3 mandate; PD me 6534 Vota ose 1 mandate; LSI me 6066 vota ose 1 mandate.
Në qarkun e Lezhës i cili prodhon 7 mandate deputetësh deri më tani janë numëruar 105 nga 263 kuti votimi. Mbi bazë të këtij numërimi PS udhëheq me 11158 vota ose 3 mandate, e ndjekur nga PD me 8623 vota ose 3 mandate, LSI me 3814 vota ose 0 mandate, dhe PDIU me 741 vota ose 0 mandate.
Në qarkun e Tiranës që është edhe më i madhi në vend ku dalin 34 mandate deputetësh janë numëruar 311 nga 1198 kuti votimesh ne total.
Vijon procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit. Nga 45 kutite e numëruara nga 460 kuti që janë në total, kryeson Partia Socialiste e ndjekur nga PD dhe LSI.
Edhe pse më herët u njoftua se numërimi i votave do të nisë në orën 07:00 të mëngjesit, procesi i numërimit ka nisur edhe në qarkun e Elbasanit. Nga votat e numëruara kryeson PS e ndjekur nga LSI.
Në bazë të rezultatit që prodhojnë 120/591 kutitë e numëruara, Partia Socialiste që udhëheq në këtë qark deri më tani ka marrë 18176 vota ose 8 mandate, e ndjekur nga LSI me 6376 vota ose 3 mandate, dhe PD me 5939 vota ose 2 mandate.
Në qarkun e Kukësit i cili prodhon 3 deputetë janë numëruar 92 nga 173 kuti në total. PD udhëheq e ndjekur nga PS dhe LSI.
Në qarkun e Fierit janë numëruar 120/591 kuti votimi. Në bazë të këtij numërimi PS udhëheq me 32782 vota ose 10 mandate, e ndjekur nga PD me 14193 vota ose 4 mandate, LSI me 6906 vota ose 2 mandate, dhe PDIU me 1807 vota ose 0 mandate.
Në Lushnje janë hapur kutitë 2856/2 ku PS numëron 151 vota, PD 82 vota, LSI 16 vota dhe PDIU 4 vota ndërsa kutia 2856/1, numëron 188 vota për PS, 77 vota për PD, 14 vota për LSI dhe 5 vota për PDIU.
Ora 9:33 Shkodër Situata ka qenë e qetë. Nuk ka patur shqetësime në procesin e numërimit, vetëm ka patur vonesa. Në Shkodër PS kryeson me 10745vota , PD 8191 vota PSD 2512 vota, ka dhe shumë kuti për t’u numëruar. Janë numëruar vetëm 119 kuti nga 421. Ka një rritje të PSD, LSI nuk është në kondita të mira.
Ora 08:45 Janë numëruar 32.67% të votave ose 1752 kuti nga 5362 në total. Rezultati sipas KQZ-se në rang vendi . Sipas mandateve PS deri tani merr 76 mandate, PD 41, LSI 20 mandate, PDIU 2 mandate dhe PSD 1 mandat.
Ora 08:40 PS merr mandatin e 3 në Dibër, PD 2, LSI 1
Partia Socialiste ka marrë mandatin e tretë në Qarkun e Dibrës. Kur janë numëruar 115 nga 259 kuti votimi, PS numëron 13 431 vota, duke u rritur me 3.1% në krahasim me katër vite më parë.
Sipas të dhënave paraprake, PS merr tre mandate në Dibër, PD 2 me 9 298 vota dhe LSI 1 me 6234 vota.
Kujtojmë që mandati i cili i shkon PS-së, i ikën PDIU-së të cilët numërojnë 4438 vota kur mbeten më shumë se gjysma e kutive për t’u numëruar.
08:42 Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Pukës.
Kryeson Partia Socialiste me diferecë shumë të ndjeshme votash nga forcat e tjera politike. Nga rezultatet paraprake PS ka marrë 4287 vota, PD 1333 vota, LSI 597 vota, PSD 309 vota, PDIU 70 vota.
Ka pasur një numër të konsiderueshëm fletësh votimi që janë shpallur të pavlefshme, rreth 230.
8:26 Korçë Numërimi ka ecur me ritme të shpejta. Janë numëruar 2/5 e kutive. 195 kuti nga 463. Kryeson PS me 45.88% të votave, 5 nga 11 deputetë. 32.33% me 17483 vota i jepen selisë blu përkatësisht 4 mandate. LSI 9276 vota, u jep dy mandate nëse do të ruhet ky rezultat aktual.
Kukës Kryeson me 49.87% të votave përkatësisht 9276 vota për PD. 7217 vota për PS-së. Mimi Kodheli dhe Flamur Noka nuk do t’i mungojnë parlamentit të ardhshëm nëse do të ecet me këtë ritëm.
8:22 PD kryeson vetëm në qarkun e Kukësit. Në 11 qarqe kryeson PS.
8:17 Kavajë 84 qendra votimi për tu numëruar. Deri tani janë numëruar 12 kuti votimi. PS ka 931 vota PD 860 vota LSI 302 vota. Kryeson PS me 71 vota plus nga PD. Janë 6 grupe numërimi që ka nisur në orët e para të mëngjesit. Kanë mbërritur 3 vëshgues të OSBE-ODIHR. Janë 24 mijë vota për tu numëruar nga 62 mijë që kishin të drejtën e votimit. Pritet që procesi i numërimit të votave të mbarojë në mbrëmje më pas të nis votimi për kryetarin e Bashkisë Kavajë.
Ora 08:09 Nga votat e numëruara deri tani, qarku i Shkodrës mbetet supriza e këtyre zgjedhjeve. Partia Demokratike ka shënuar një rezultat zhgënjyes në bastionin e saj, duke humbur një deputet në këtë qark nga 2013. LSI ka një qëndrueshmëri krahasuar me 2013, ndërsa rritje ka shënuar PS.
Fieri dhe Gjirokastra nuk ka asnjë surprizë, PS kryeson bindshëm, ndërsa në Korçë PS kryeson me 5 deputetë, PD me 4 dhe LSI ka 2 deputetë.
Ora 7:55 Tiranë Është numëruar afër 1 e 5 e kutive të votimit. Kryeson PS 49.58% të votave përkatësisht me gjysmën e mandateve në Tiranë, 17 mandate. PD 24 900 vota siguron 11 mandate. LSI me 5 mandate. PDIU 3.9% të votave me 1 mandat
Vlorë Janë 178 kuti votimi. PS me 60 % të votave siguron 8 mandate, PD me 20.57% ose 985 vota 3 mandat, LSI 12% të votave. PDIU rezultat pozitiv që nuk i konkludohet një mandate përkatësisht me 3.06%
Berat PS me 50.41% të votave. PS siguron 4 mandate. LSI me dy mandate. Më pas PD me 1 mandat.
Dibër PS kryeson me 72% të votave me 2 mandate. 10 % më pak PD fiton dy mandate. LSI me 17.3 të votave me 1 mandat. PDIU 3982 vota me 1 mandat, luan fort për mandatin e 6-të.
Elbasan PD forcë e tretë politike. PS 51.63% të votave. Me rezultatet paraprake PS ka një projeksion për të siguruar 8 mandate. LSI del forcë e dytë në këtë qark. PDIU 3425 vota me një mandat.
Fier PS kryeson bindshëm. 16 mandate në këtë qark. 162 qendra votimi të numëruara, përkatësisht 1 e 5 e kutive. PS me 57% të votave, mer 10 mandate. Forcë e dytë PD me 25% të votave, me 4 mandate, LSI me dy mandate. Me interes pritet rezultati i PDIU 3.14 %.
Gjirokastër Kryeson Partia Socialiste. Ka numëruar gati gjysmat e votave. Luhet për 5 mandate. PS 53.98% të votave, 13592 u jep 3 mandate. PD 22.74% të votave me 1 mandat. LSI me 21.25% të votave me 1 mandat.
Ora 7:36 Dibër Momentalisht është ndërprerë numërimi në KZAZ nr.13 për shkak të lodhjes së numëruesve. Pritet të fillojë prapë në orën 11:00.
Mbeten edhe 73 kuti për t’u numruar. Kryeson PS-ja me 4534 vota, ndiqet nga PD me 3580 vota, forca e tretë është PDIU me 3163 vota dhe LSI me 1676 vota.
7:40 Tepelenë Ndërpritet procesi i numërimit. Rinis në orën 10-11 të paradites.
Ora 06:50 Himarë – Ndërpritet numërimi, rinis në orën 15:00
Ndërpritet numërimi në KZAZ-në e Himarës, për të rinisur në orën 15:00. Janë numëruar 23 kuti votimi, mbeten edhe 16.
Ora 06:41 Janë numëruar 26.45% të votave ose 1418 kuti nga 5362 në total. Kryeson PS me 49.74 % ose 201.232 vota.
Në vend të dytë është Partia Demokratike me 27.92% ose 112.944 vota dhe LSI me 15.36% ose 62.136.
Ora 06:25 Ende nuk ka numërim në Durrës dhe Elbasan
Pritej që numërimi në qytetin e Durrësit të fillonte në orë 05:00, por ende nuk ka filluar.
Ora 06:10 Thellohet rezultati mes PS dhe partive të tjera
Janë numëruar mbi 1155 kuti dhe sipas projeksionoit, PS kryeson me 79 Mandate, në vend të dytë PD me 38, LSi me 20, PDIU 2 dhe PSD 1.
Ora 06:06/ Në qarkun e Lezhës i cili prodhon 7 mandate deputetësh deri më tani janë numëruar gjithsej 46 nga 263 kuti votimi.
Në bazë të rezultateve të deri tanishme, PS udhëheq me 7237 vota ose 46.02%, PD merr 5529 vota ose 35.16%, LSI ka 2164 vota ose 13.76% dhe PDIU merr 546 vota ose 3.47%.
Ora 05:57/ Në qarkun e Shkodrës i cili prodhon 11 mandate deputetësh deri tani janë numëruar 49 nga 421 kuti numërimi.
Në bazë të këtij numërimi, rezulton e para PS me 6669 vota ose 50.06% e cila ndiqet nga PD me 3720 vota ose 27.92% vota dhe LSI me 1315 vota ose 9.87% dhe PSD 1058 vota.
Ora 05:50/ Në qarkun e Korçës që prodhon 11 mandate depute deputetësh deri tani janë numëruar 104 nga 463 kuti numërimi.
Në bazë të këtij numërimi, rezulton e para PS me 16786 vota ose 45.62% e cila ndiqet nga PD me 11012 vota ose 31.04% dhe LSI me 6859 vota 19.33 %.
Ora 05:43 / Në bazë të rezultatit paraprak të numërimit të 703 kutive të para të votimit, PS ka marrë 94833 vota ose 50%, PD ka siguruar 51289 vota ose 27%, LSI ka 28611 vota ose 15%.
Ndërsa PDIU renditet në vedin e katërt me 7719 vota ose 4% të votave.
Ora 05:43/ Në qarkun e Shkodrës, i cili nxjerr 11 mandate deputetësh janë numëruar 31 nga 421 kuti votimi, dhe deri më tani udhëheq PS me 6669 vota ose 50.06%.
Më pas vjen PD me 3720 vota ose 27.92% dhe LSI me 1315 vota ose 9.87%.
Ora 04:20/ Në qarkun e Kukësit janë numëruar 25 nga 173 kuti votimi në total. Udhëheq PD, ndiqet nga PS dhe LSI.
Në bazë të rezultatit të deritanishëm PS merr 4800 vota ose 38.99%, PD merr 6559 vota ose 53.27% dhe LSI ka 756 vota ose 6.14%.
Ora 04:00/ Në Tiranë ka përfunduar numërimi i 66 kutive nga 1198 të tilla, dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 27714 vota ose 49.61%.
PD vjen e dyta me 17105 vota ose 30.62%, LSI renditet e treta me 5349 vota ose 13.77%, Në vend të katërt është PDIU me 2339 vota ose 4.19%.
Ora 03:40/ Në qytetin e Durrësit ka nisur numërimi i votive, ndërkohë që ishte njoftuar se do të fillonte rreth orës 05:00.
Në këtë qark është numëruar kutia e parë nga 460 kuti gjithsej, ku kryeson PS, e ndjekur nga PD dhe LSI. PS ka marrë 3558 vota ose 58.39%, PD ka marrë 1693 vota ose 27.78%, LSI ka 608 vota ose 9.98%.
Ora 03:30/ Në qarkun e Tiranës janë numëruar 28 kuti votimi nga 1198 kuti.
Bazuar në munërimin deri në këto momente PS kryeson listën me 4330 vota ose 49%, e ndjekur nga PD me 2323 vota os 26% dhe LSI me 1253 vota ose 14%.
Ora 03:00/ Deri më tani janë numëruar 103 kuti votimi në rang vendi dhe rezultatet janë këto:
PS ka marrë 12985 vota ose 51,3%, PD ka marrë 6919 vota ose 27,4% të votive, LSI ka 4410 vota ose 17,4%, ndërsa PDIU 782 vot ose 3,1%.
Ora 02:10/ Në Fier ka përfunduar numërimi i 33 kutive nga 592 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 58.38% të votave.
PD vjen e dyta me 25.09% të votave. LSI renditet e treta me 11.52% të votave.
Në Fier ndahen 16 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 10 mandate; PD 4 mandate; LSI 2 mandate;
01:20/ Në Elbasan shtyhet procesi i numërimit për në orën 7:00, ndërsa në Peqin për në orën 8:00.
Pavarësisht thirrjes së kreut të KQZ për nisjen e punës dhe për masa ndaj atyre komisionerëve që nuk zbatojnë detyrën e tyre, në disa KZAZ si në Elbasan, Durrës apo edhe për zonën e Mbishkodrës procesi i numërimit është shtyrë pas orës 07:00.
Në Vlorë procesi i numërimit nuk ka nisur ende për shkak se numëruesit po trajnohen.
Procesi i numërimit ka nisur edhe në bashkinë Dibër dhe në gjithë qarkun e Beratit.
Ora 00:55/ Janë numëruar kutitë e para në rang vendi.
Nga rezultatet e 18 kutive të para nga 5362 që janë gjithsej vihet re një kryesim i fortë i Partisë Socialiste.
Partia Socialiste konfirmohet forcë e parë në vend me 52% të votave. Partia Demokratike vjen forcë e dytë me 24% të votave ndërsa LSI ka deri tani 23% të votave. Lushnja ka numëruar kutitë e para. Në avantazh rezulton Partia Socialiste me 151 vota, në vendin e dytë renditet Partia Demokratike, me 82 vota, dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 16 vota. Theksojmë që LSI është hera e parë që del forcë e tretë deri më tani.
00:05 Korçë/ votat e numëruara deri tani:PS ka 112 vota, LSI 100 vota dhe PD 111 vota
Kanë dalë rezultatet e para nga numërimi i kutive nëQarkun Korçë. Bëhet fjalë për kutitë e Pustecit.
Deri tani PS ka 112 vota, LSI 100 vota dhe PD 111 vota. Numërimi vazhdon ende. Kandidatët e parë në listië të PS janë Niko Peleshi, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali. Të PD janë Valentina Duka,Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli. Të LSI janë Edmond Panariti, Piro Kapurani, Brunilda Paskali.
Nis numërimi i votave
Ka nisur pak çaste më parë procesi i numërimit të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se procesi ka nisur në shumicën e KZAZ-ve.
Ndërkohë që mbyllja e procesit të votimit është pasuar me incidente të shumta në disa qytete të vendit. Për shkak të incideneteve në disa KZAZ nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave.
Ndërkohë që pjesëmarrja e ulët e votuesve në këto zgjedhje vetëm 45.17%, mbetet lajmi kryesor i këtij procesi deri tani.
Durrës, numërimi në KZAZ fillon në orën 05:00 të mëngjesit
Numërimi i votave në KZAZ-të e Durrësit do të nisë në orën 05:00 të mëngjesit. Partitë kanë rënë dakort që numërimi të shtyhet për shkak të lodhjes së numëruesve të cilët gjatë ditës kanë qenë pjesë e komisioneve të votimit.