Një transformator i Maliqit ka përfunduar për skrap. Persona të paindetifikuar duke përfituar nga errësira kanë vjedhur transformatorin mbrëmjen e djeshme.
Transformatori ishte në ujësjellësin e fshatit “Burimas” dhe për pasojë për disa orë ka mbetur pa ujë të pijshëm pjesa më e madhe e Bashkisë Maliq.
Ujësjellës Kanalizime në bashkëpunim me OSHEE kanë bërë të mundur zëvendësimin e transformatorit duke normalizuar situatën.