Dalin pamje nga vatra e re e zjarrit që ka përfshirë Lezhën. Mësohet se flakët po djegin një sipërfaqe të konsiderueshme pranë Urës së Zogut, në kufirin ndarës mes Lezhës dhe Rubikut.
Ndërkaq, një zjarr i madh është ndezur edhe në fshatin Berzanë, ku po digjen pyje dhe shkurre. Erërat e forta favorizojnë përhapjen e flakeve.
Ne vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, por e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit malor.
Raportohet se ndërhyrja nga ajri është e vetmja zgjidhje para se kjo vatër të përhapet në një sipërfaqe më të madhe dhe të dalë jashtë kontrollit.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...










