Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e shqiptares Gjerogjia Murati, 41 vjeç, e cila u masakrua me thika nga bashkëjetuesi i saj dhe shoku i tij, ndërsa ishte 3 muajshe shtatzënë.
Mediat greke kanë publikuar një video ku shfaqen dy të akuzuarit për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare, ngjarje e ndodhur në Selanik.
Dy burrat, bashkëjetuesi dhe shoku i tij, shfaqen në pamje pas krimit, duke hedhur sendet e saj personale në kosha plehrash. Pamjet janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së një dyqani rreth orës 12.15 të mesnatës.
Në pamje shihen fillimisht duke ecur në rrugën e Perikleut, shumë pranë banesës ku ndodhi vrasja, partneri 39-vjeçar i gruas së bashku me bashkëpunëtorin e tij 34-vjeçar.
“Protothema” shkruan se ata shihen duke parë me kujdes rrugën.
Kamerat i regjistrojnë ata duke hedhur qesen në koshin e plehrave për të përforcuar skenarin e zhdukjes dhe më pas largohen.
Ndërkohë, 39-vjeçari që pretendon se ka vështirësi në lëvizje për shkak të problemeve shëndetësore, në të gjitha videot shfaqet duke ecur pa vështirësi dhe me ritme të shpejta.










