VIDEO-FOTO/ Arrestohet Erion Veliaj, “arrest në shtëpi” edhe për Ajola Xoxën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VIDEO-FOTO/ Arrestohet Erion Veliaj, “arrest në shtëpi” edhe për Ajola Xoxën

14:49 | 10/02/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është arrestuar.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Posaçme ka miratuar ndaj Veliajt masën e sigurimit personal “arrest me burg” në lidhje me hetimin që po zhvillohet ndaj tij.

Masa është ekzekutuar këtë të hënë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektivë të Policisë.

Të njëjtat burime thanë se GJKKO, me kërkesën e SPAK, për të njëjtën dosje hetimore, ka miratuar masën e sigurimit të arrestit në shtëpi edhe për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Masë sigurimi më e lehtë është caktuar edhe ndaj disa personave të tjerë.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-10-at-2.14.26-PM.mp4

Kryebashkiaku, siç tregojnë pamjet e siguruara nga Gijotina, është shoqëruar teksa ishte në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës.

Më herët, Gijotina ka raportuar detaje nga hetimet bazuar në vendimin e Gjykatës së Posaçme që ka aprovuar ushtrimin e kontrolleve personale dhe të banesave të familjarëve të kryebashkiakut Erion Veliaj, si dhe disa bizneseve.

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Procedimi penal për Veliaj është regjistruar nga SPAK vitin e kaluar mbi bazën e një kallëzimi penal për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Hetimet

Sipas hetimeve të prokurorisë, ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me Kryetarin e Bashkisë Tiranë kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, sipas SPAK, kanë rezultuar fakte mbi lidhje të ngushta mes këtyre individëve dhe aktiviteteve të lidhura me qeverisjen lokale, të cilat dyshohet të jenë materializuar në përfitimin e pasurive ose përfitimeve financiare në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, vlerëson prokuroria, nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të Kryetarit të Bashkisë.

“Këto transaksione, të cilat dyshohet të kenë mundësuar më pas përfitime të parregullta për familjarë të ngushtë dhe të tjerë familjarë të afërt me Kryetarin e Bashkisë, konstatohet të jenë realizuar përmes një strukture komplekse të marrëdhenieve financiare që qëllim final ka patur integrimin (injektimin) e vlerave monetare në sistemin bankar, duke fshehur në këtë mënyrë origjinën e tyre të paligjshme”, thotë SPAK.

Kontrollet, familja Veliaj me biznese dhe vila

Në kuadër të hetimit, më 5 Dhjetor, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës lejimin e kontrolleve personale të familjarëve të Veliajt dhe personave të tjerë që sipas SPAK, janë të lidhur me kryebashkiakun.

Ata janë: bashkëshortja Ajola Xoxa, vëllai Arbër Veliaj, biznesmenët Elman Abule, Marisa Nito e Adela Kondakçiu, si dhe Driant Zeneli.

Gjithashtu, SPAK ka kërkuar lejimin e kontrollit të zyrave të disa shoqërive dhe OJF-ve.

Bëhet fjalë për:

  • “PARTNERS LAW” SHPK në pronësi të Ajola Xoxës;
  • Dy zyra të “Nan Gallery” SHPK që zotërohet nga qendra “Harabel” e Ajola Xoxës;
  • Zyrat e “Qendrës Harabel” me administrator Driant Zenelin;
  • “Ava Studio” SHPK, me administrator Valbona Xoxa dhe të njëjtën adresë si “Qendra Harabel”;
  • “Gogel” SHPK, që ka pasur bashkëpronar Arbër Veliajn, vëllanë e kryebashkiakut të Tiranës;
  • “Rametal SHPK” me administrator Elman Abulen, biznesmen i njohur për lidhjet me Veliajn, i cili është nën hetim për pastrim parash nga prokuroria e Tiranës;
  • Personi fizik “Adela Kondakçiu”.

SPAK ka kërkuar gjithashtu lejimin e kontrolleve në disa banesa, dy prej të cilave në pronësi të vëllait të Veliajt – një apartament dupleks te rezidenca “Kodra e Diellit” në Tiranë me sipërfaqe totale 112.3 m2; një vilë në Qerret me sipërfaqe totale 446.6 m2 (nga të cilat truall 446.6 m2 truall dhe ndërtesë 80.42 m2), si dhe një tjetër vilë në Qerret me sipërfaqe 494 m2, në pronësi të firmës “AGI KONS” , që sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka qenë në pronësi të Gentjan Sulës deri në 10 Dhjetor të këtij viti. Dy vilat në Qerret janë ngjitur me njera-tjetrën.

Kontrollet, ka argumentuar SPAK në gjykatë, “kanë qëllim zbulimin, administrimin dhe sekuestrimin e provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshire prova dokumentare dhe elektronike, të tilla si pajisje elektronike – aparate celular, pajisje kompjuterike laptop apo kompjuter personal, etj)”.

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
“230 mijë Euro te studio e bashkëshortes”/ Veliaj kyç gojën për paratë, akuzon Berishën

Faturat nga kompjuteri i Ajola Xoxës/ Çfarë bleu me 860 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com