Ylli brahimi i cili është ekzekutuar sot, një vit më parë i ka shpëtuar një atentati mafioz në qendër të Milotit. Në videon nga atentati i organizuar një vit më parë ndaj tij, shihet sesi Brahimi ka qenë duke ecur qetësisht në rrugë në qendër të qytetit, i shoqëruar së bashku me 2 shokë, kur 2 persona me motor kanë ardhur me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij.
Në atë kohë, Brahimi mbeti i plagosur, ndërsa 2 shokët kanë shpëtuar. Siç shihet nga videoja, autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...










