Këto skena në video kanë pushtuar median e huaj orët e fundit. Ato janë xhiruar në Londër gjatë një maratone. Pamjet tregojnë se si njerëzit turren për të vjedhur shishet e ujit që ishin lënë në anë të rrugës për garuesit e Maratonës së Londrës. Gazetat britanike thonë se ishin skena shokuese dhe të turpshme.
37 mijë persona morën pjesë në Maratonën e Londrës dhe fitues ishte sërish keniani Eliud Kipchoge, por kujtimet e kesaj dite do të jenë pamjet e ketyre njerezve që morën ujin e vendosur për tu përdorur nga garuesit.