Vëzhguesit vendorë: Procesi aktual i Reformës Zgjedhore drejt dështimit të radhës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëzhguesit vendorë: Procesi aktual i Reformës Zgjedhore drejt dështimit të radhës

14:30 | 09/02/2019
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Procesi aktual i Reformës Zgjedhore drejt dështimit të radhës”. Ky është paralajmërimi që bën Koalicioni i vëzhguesve vendor.

Deklaratë e Koalicionit të vëzhguesve vendorë

Procesi aktual i Reformës Zgjedhore drejt dështimit të radhës,

Komisioni i Reformës Zgjedhore të veprojë me urgjencë transparencën mbi çështjet thelbësore për Zgjedhjet Loale të 30 qershor-it 2019.

Reforma Zgjedhore është procesi më i rëndësishëm reformues në përcaktimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm i cili përbën gurin e themelit të sistemit demokratik. Si i tillë ky proces reformues duhet të sigurojë transparencë maksimale dhe zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor e veçanërisht të legjislacionit mbi konsultimin publik, të gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar si dhe të trajtimit e shqyrtimit me seriozitet të propozimeve dhe rekomandimeve të tyre.

Diskursi I ashpër politik midis 2 partive më të mëdha në vend, PS e PD, ka bllokuar punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore në vend dhe mungesa e transparencës në vashdim të ecurisë së këtij Komisioni po cënon rëndë investimin disa vjecar të gjithë aktorëvë kombëtare e ndërkombëtarë, për të realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithpërfshirësë në kohë dhe po vazhdojnë të rrezikojnë mos sigurimin e një mekanizmi lgjor që të ndihmojë në dhëniën e besimit ose në forcimin e integritetit të proceseve zgjedhore.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë vitit 2018 e në vijim e ka kontribuar me rekomandime e sygjerime konkrete në ndihmë të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashëta të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus midis tyre

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë sjell në kujtesë se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka që nga 9 Dhjetor i vitit 2018 që nuk ka zhvilluar anjë mbledhje dhe nuk ka bërë transparente asnjë vendim ne lidhje me punën e komisionit, vetëm ka kërkuar shtyerje të afatit të punës për 30 ditë, pa dhënë asnje arsye publike për çfarë po ndodh.

Edhe pse jemi 5 muaj para Zgjedhjeve Lokale të 30 Qershor 2019, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë thekson me forcë se procesi aktual i Reformës, i cili është drejt dështimit të radhës duket se po manifeston sërish një sjellje aspak institucionale dhe një sjellje politike aspak qytetare e të maturuar, duke thyer plotesisht besiminn e qytetarëve dhe votuesve shqiptare në realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend .

Pjesëmarrja mazhorancë-opozitë në proceset reformuese zgjedhore është vlerë dhe pasuri e praktikës parlamentare, e komunikimit dhe dialogut politik. Këto vlera duhen shfrytëzuar në tërë dimensionet e tyre duke siguruar bashkëpunimin dhe gjithëpërfshirjen e të gjithë aktoreve të tjerë institucionalë, politikë dhe jo-politikë, karakteristikë e cila nuk është manifestuar asnjëherë më parë.

Arritjet e deritanishme që kanë shënuar proceset zgjedhore, por edhe të gjitha problematikat e deritanishme që i kanë shoqëruar ato janë meritë, por edhe përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e dy forcave kryesore politike, Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD).

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë sjell sërish në vëmndje se shumica e përfaqësimit në Komision me deputetë të këtyre dy forcave dhe drejtimi i tij me bashkëkryesim të PS e PD ështe një formulë e pranuar që synon të përbëjë garanci për mosveprime të njëanshme nga asnjëra prej palëve dhe jo frymë për një dakortësi të mbyllur mes tyre.

Ndaj në mënyrë absolute procesi i Reformës Zgjedhore duhet të jetë një model shembullor i ligjshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës për çdo proces tjetër politik, ligjor apo ndërinstitucional.

I shqetësuar nga ecuria e deritanishme e këtij procesi, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje liderit politik të mazhorancës Z. Rama dhe liderit të opozitës z. Basha që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për interesat madhore të vendit, t’i kushtojnë vëmendjen e seriozitetin e duhur këtij procesi dhe të japin mesazhe të qarta për 2 bashkekryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bejnë publike,në mënyrë urgjente, finalizimin e Reformes ashtu sikundër e kanë premtuar që nga viti 2012.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë inkurajon Komisionin e Reformës Zgjedhore në gjetjen sa më shpejt të vullnetit politik, nëse pretendohet të adresohen ndryshime të çështjeve thelbësore të procesit zgjedhor si: administrimi, teknologjia, sistemi i përfaqësimit, etj, pasi në dritën e rekomandimeve të Kodit të Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, këto ndryshime ligjore duhet të ishin miratuar brenda muajit qershor 2018, pra një vit para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Në këto rrethana, Koalicioni sjell në vëmendje se Komisioni duhet të angazhohet përfundimisht në adresimin e problematikave ngushtësisht të lidhura me procesin e Zgjedhjeve Lokale në 30 qershor 2019 dhe t’i miratojë ato brenda mandatit aktual të zgjatur nga Kuvendi, duke informuar publiun në kohe reale e gjithë institucionet që mireadministrojnë proceset zgjedhore në Shqipëri.

Realizimi i Reformës Zgjedhore në vend, veçanërisht pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, merr një rëndësi jetike për të ardhmen demokratike të Shqipërisë.

Tiranë, më 8 Shkurt 2019 !

Etiketa: reformë zgjedhorevezhgues

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Prokurori belg: Bandat shqiptare rrënuan qytetin

Prokurori belg: Bandat shqiptare rrënuan qytetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com