Vetëvendosje: Bien pjesërisht akuzat që të vazhdojnë të ngrenë kulla aty ku ishte Teatri Kombëtar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetëvendosje: Bien pjesërisht akuzat që të vazhdojnë të ngrenë kulla aty ku ishte Teatri Kombëtar

15:25 | 24/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Lëvizja Vetëvendosja thotë se ditën e diel në mbrëmje, në datën 22 nëntor 2020, publiku i gjerë u informua nga lajmet e një televizioni në Shqipëri se prokuroria e Tiranës ka rrëzuar akuzat për vepra penale për 6 qytetarë që ishin në shesh më 17 maj 2020, në mbrojtje të objektit Monument Kulture të Teatrit Kombëtar.

Mes 6 qytetarëve të liruar nga këto akuza për vepra penale ishte edhe Boiken Abazi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Postimi i Plotë
Ditën e diel në mbrëmje, në datën 22 nëntor 2020, publiku i gjerë, bashkë me ne, u informua nga lajmet e një televizioni në Shqipëri se prokuroria e Tiranës ka rrëzuar akuzat për vepra penale për 6 qytetarë që ishin në shesh më 17 maj 2020, në mbrojtje të objektit Monument Kulture të Teatrit Kombëtar. Mes 6 qytetarëve të liruar nga këto akuza për vepra penale ishte edhe Boiken Abazi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Por gjithë ç’dimë, e dimë nga mediat dhe jo me ndonjë njoftim zyrtar të prokurorisë. Presim, nga ato që thonë mediat, të na vendosen gjoba administrative pas rënies së akuzave për vepra penale. Ndërkohë dy qytetarë të tjerë mbeten nën akuzën për vepër penale për këtë rast për kundërshtimin e forcave të policisë.
Prokuroria nuk e njeh rrugën zyrtare të informimit ngaqë ndjek të njëjtën linjë paligjshmërie si dhe autoritetet e Policisë së Shtetit, që gjatë 17 majit 2020 kanë kryer një sërë shkeljesh, duke nisur që nga orari i veprimeve të ndërmarra, mosrespektimi i Procedurës Standarde të Policisë së Shtetit, mosrespektimi i masave anti-Covid-19 nga efektivët, dhuna shproporcionale e ushtruar ndaj qytetarëve protestues, mos-mbajta e procesverbalit për të shoqëruarit, etj. Për këto shkelje, Avokati i Popullit u ka kërkuar javën e kaluar autoriteteve që të ndërmarrin masa për të ndëshkuar sjelljet individuale apo të organizuara të oficerëve të policisë të përfshirë në këtë operacion policor. Por deri më sot publiku nuk është vënë në dijeni as për masa ndaj atyre që dhanë urdhërat në Policinë e Shtetit, as për masa ndaj atyre pushtetarëve që morën vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës.
Teatri Kombëtar u shemb jashtëligjshëm me një vendim antikushtetues. Qytetarët u dhunuan, jashtëligjshëm. Planet për ndërtimin e kullave të tjera vazhdojnë jashtëligjshëm. Veprimi gjysmë ligjor e gjysmë mediatik i rënies së pjesshme të akuzave, duke qenë i papërmbushur, mbetet i paligjshëm. Tani, në prag të fushatës elektorale, regjimi dëshiron të harrohet ajo pjesë e barbarisë që u ushtrua më 17 maj 2020 në kryerje të aktit antikombëtar të shembjes së teatrit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri kërkon:
1. Rrëzimin e të gjitha akuzave ndaj të gjithë qytetarëve protestues që dolën atë ditë në shesh në mbrojtje të trashëgimisë sonë të përbashkët.
2. Rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.
3. Vendosjen e plotë të drejtësisë me nxjerrjen para ligjit të atyre që morën vendimin dhe kryen aktin barbar antikombëtar të shembjes së Teatrit Kombëtar mu në zemër të Qendrës Historike të Tiranës.
Tiranë, 24 nëntor 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
Etiketa: Boiken AbaziDrejtor Ekzekutiv i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para

Klani mafioz në Mal të Zi kërcënon me jetë Dritan Abazoviçin

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com