Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë për një përballje miqësore ndaj Ukrainës, takim që do të luhet duke nisur nga ora 20:45.
Trajneri Sylvinho ka bërë publike formacionin zyrtar, ku vërehet një lëvizje në repartin ofensiv. Nedim Bajrami e nis nga stoli, ndërsa vendin e tij në formacion e merr Armando Broja, i cili do të jetë titullar në sulm.
Ndërkohë, Anis Mehmeti nuk është përfshirë sërish në zgjedhjet e para të stafit teknik.
Në mbrojtje ka një ndryshim të detyruar, ku Bujar Pllana pritet të bëjë debutimin e tij, për shkak të mungesave të Arlind Ajeti dhe Ardian Ismajli, të cilët janë jashtë për arsye dëmtimi.
Formacioni:

gijotina.com/










