Shkarkohet drejtori i Burgjeve Stefan Çipa, i cili e mbajti këtë detyrë për vetëm 5 muaj. Çipa është njohur me vendimin e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj ditën e djeshme (5 shkurt 2019), por ende nuk bëhen të ditura motivet.
Në orët në vijim pritet të mësohen arsyet e këtij shkarkimi, ndërsa nuk dihet ende se kush do të jetë pasuesi i tij. Stefan Çipa u emërua drejtor i Burgjeve me 3 shtator 2018, pas shkarkimit të Arben Çukos.