Një 18-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i shkollës së mesme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në Yrshek.
Sipas policisë nxënësja M. B., 18 vjeçe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen shkaqet që çuan 18-vjeçaren drejt këtij akti.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion paraprak
Në Yrshek është vetëhedhur nga kati i tretë i një shkolle të mesme, nxënësja M. B., 18 vjeçe e cila aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.