Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës ku një person i ka dhënë fund jetës.
Bëhet fjalë për 68-vjeçarin me inicialet L.Ç., i cili u vetëhelmua me klor. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 5, në banesën e të moshuarit.
Ai u transportua në spital me urgjencë por ishte tepër vonë pasi gjendja e tij ishte mjaft e rënduar.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë.