Veprimi i Serbisë, një agresion. Ndërkombëtarët të bëjnë presion – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veprimi i Serbisë, një agresion. Ndërkombëtarët të bëjnë presion –

09:14 | 15/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte veprim agresor, të cilët rrëmbyen tre zyrtarë të policisë në brendi të territorit të Kosovës.

“Rasti i ndjeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin, dhe intencë për eskalim dhe destabilizim ku ne tashmë kemi propozuar planin pesë pikësh për de-eskalim dhe normalizim”, tha Kurti.

Albin Kurti ka folur për “veprimin agresor të Serbisë dje” dhe siutatën e përgjithshme të sigurisë, sidomos në veri.

“Institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet e tyre, ndanë të dhënat e fundit dhe gjithashtu propozuan rekomandimet e tyre”, tha Kurti.

Kurti tha se Serbia nuk ka ndryshuar, ndërsa e vlerësoi të çuditshme sjelljen e ndërkombëtarëve.

“Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë”, tha Kurti.

Për shkak të rastit të djeshëm, Kurti tha se institucionet e sigurisë “e kanë rritur nivelin e gatishmërisë”, ndërsa tregoi se janë shtuar kontrollet ndaj automjeteve me targa serbe, për shkak të sigurisë.

“Veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse”, tha ai dhe u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë “që ta dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, përveç Kurtit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e të tjerë.

Tre policë patrullues të kufirit u rrëmbyen të mërkurën nga një njësit special i policisë serbe, sipas Policisë së Kosovës, “thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës”.

Ata ishin në detyrë, siç u tha, në një pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare.

Kurti tha se dyshojnë se “ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”. Lune u arrestua të martën në Mitrovicën e Veriut.

Sveçla e përshkroi atë si organizator të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.

Read more

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

1 milion Euro për punimet –

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

Të Lidhura

nga 27
15:52 | 09/03/2026
0

  https://www.youtube.com/watch?v=R19WMqyROyI Orikumi turistik ka vuajtur nga papastërtia vitet e fundit. Njerëzit thonë se ka një “amanet” të pashkruar apo...

1 milion Euro për punimet –

1 milion Euro për punimet –

nga 27
15:46 | 09/03/2026
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për të marrë masa parandaluese për rrëshqitjen e dherave që sipas autoritetit u...

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

nga 27
15:42 | 09/03/2026
0

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me nga 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun....

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

nga 27
15:34 | 09/03/2026
0

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është ankuar zytarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen...

Para
Moti i keq rikthehet në Itali, lëshohet alarmi në Abruzzo, Basilicata dhe Kalabria –

Moti i keq rikthehet në Itali, lëshohet alarmi në Abruzzo, Basilicata dhe Kalabria -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

15:52 | 09/03/2026
1 milion Euro për punimet –

1 milion Euro për punimet –

15:46 | 09/03/2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

15:42 | 09/03/2026
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

15:34 | 09/03/2026
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

15:32 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –
  • 1 milion Euro për punimet –
  • Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –
  • Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –
  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –
  • Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –
  • 1 milion Euro për punimet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com