Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në Facebook për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kreun e bandës së Lushnjes, Aldo Bare. I ngacmuar nga një koment i një ndjekësi në rrjetin social, Rama e ka lidhur edhe këtë vendim me nevojën e madhe që drejtësia shqiptare ka për Vettingun.
Një ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për ish kreun e bandës së Lushnjës, Aldo Baren. Burimet në Gjykatën Kushtetuese bëjnë me dije se janë konstatuar një sërë shkeljesh në dosjen e tij dhe për këtë arsye çështja penale kthehet sërish në Gjykatën e Lartë.