“Vëllezërit e mi atë jetë zgjodhën”, gazetarja tregon takimin me motrën e Dumanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Vëllezërit e mi atë jetë zgjodhën”, gazetarja tregon takimin me motrën e Dumanit

16:10 | 20/06/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar bisedën që ka zhvilluar me motrën e Nuredin Dumanit , Xhuljanën, e cila dha dorëheqje nga detyra në Ministrinë e Jashtme.

Gazetarja tregon bisedën me të renë e cila shprehet se s’ka asnjë lidhje me veprimtarinë kriminale të vëllezërve të saj, teksa ka treguar se do të largohet nga Shqipëria.

Nga Klodiana Lala

Read more

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Xhuljanën e takoj në një lokal të vogël diku në Tiranë. Kishte shumë stepje të fliste me një gazetar. Por, pranoi pikërisht në ditën kur Elvi Fundo, publikoi lajmin se Xhuljana Dumani, ishte pajisur me çertefikatë sigurie dhe sipas tij kishte akses të informacionet sekrete në Ministrinë e Jashtme.  E studiova me kujdes vendin ku do të bisedoja më të. Zgjodhëm nje cep  pa shumë vëmendje. Kjo, sepse përballë kisha motrën e Nuredin Dumanit, të penduarit të drejtësisë, që po rrëfehet para SPAK për vrasje e atentate mafioze të ndodhura në Tiranë, Durrës, Elbasan e Lezhë.

Po punoja me rastin e saj dhe prisja që 24-vjeçarja të merrej në mbrojtje nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, e më pas ta publikoja. Doja së pari të sigurohesha që nuk ishte në rrezik për jetën.

“Nuk ke mbrojtje – e pyes. Jo, nuk kam pranuar. Nuk mund të jetoj si në burg. Të rri diku në Shqipëri, pa bërë asgjë. Nuk kam as besim tek autoritetet”, përgjigjet qetë.

“Do të kisha ikur vetëm me një kusht, të më largonin  jashtë vendit. të kisha mundësi të punoja. Jam shumë e re të mbyll jetën time” – vijon ajo.

Por, kriminelët kundra të cilëve mund të përdorin ty si karrem, të të shantazhojnë që Nuredini të tërhiqet nga dëshmia – i them.  Mund dhe të vritesh – vijova.

“Nuk mund ta bëjnë këtë. Vërtetë është gjaku im, por nuk di asgjë rreth asaj çfarë ka bërë Nuredini”, më thotë.

Prokurorët e SPAK mbase mund ta sqarojnë zyrtarisht, se përse Xhuljana u la jashtë sistemit të mbrojtjes. A mundet në raste të tilla, kaq sensitive, që pjesëtari i një të penduari drejtësie të jetë pa mbrojtje të posaçme, edhe në rastet kur nuk pranon?

“Kur u punësove në Ministrinë e Jashtme? – e pyes. Procedurë e gjatë – më thotë.

“Aplikova online në kuadër të programit Kombëtar të Praktikave të Punës. fitova të drejtën për të kryer praktikën 3 mujore pranë Ministrisë së Jashtme. Praktikën e nisa me 16 gusht 2021”, rrëfen Xhuljana.

Ajo thotë se sipas ligjit, 2 për qind e studentëve që bëjnë praktikë, duhet të qëndrojnë pranë institucionit dhe lidhin kontratë pune. “Një prej këtyre studentëve isha unë. Kam punuar shumë dhe u përzgjodha. Më 25 janar 2022 më është lidhur kontrata 1-vjeçare e punës”, rrëfen vajza.

Por ju jeni motra e një të akuzuari për shumë vrasje, nuk mund të pajisesh me certefikatë sigurie, – i them – institucionet kanë shkelur ligjin me ju. Kishin detyrë të kryenin hetime të thelluara. Ju keni kontakte të papërshtashme, për shkak të përfshirjes në krim të organizuar.

 

“Nuk kam asnjë lidhje me aktivitetin e vëllezërve të mi. Ata i kanë hyrë asaj rruge, le të mbajnë përgjegjësi. Përse duhet të penalizohem unë. Nuk kam ndikuar te askush. Skeda ime penale është e pastër”, thotë ajo.

Nuk mjafton kjo – e vijoj unë bisedën.

“Jeta ime po merr fund. Nuk kam bërë asgjë të gabuar – psherëtin – vëllezërit e mi zgjodhën atë jetë, unë zgjodha të bëja diçka tjetër”.

Nuredin Dumani, nuk është i vetmi pjesëtar i familjes i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Edhe djali tjetër i familjes Dumani ndodhet prapa hekurave, duke vuajtur një dënim për “shfrytëzim femrash për prostitucion”. Por, për institucionet kjo nuk përbënte asnjë problem dhe Xhuljana mund të pajisej me certefikatë sigurie.

Xhuljana mund të mos jetë fajtore. Mund të jetë e vërtetë siç ajo thotë se ska asnjë lidhje me krimet që kanë kryer vëllezërit e saj.

Faji është i institucioneve. Ata janë përfshirë në një skandal të paprecedentë. Dhe nuk është vetëm një institucion, por disa të tillë. Nëse DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar), siç rezulton ka dhënë vlerësim pozitiv për të, atëherë dhe të gjitha institucionet e tjera të cilave DSIK ka për detyrë t’u drejtohet, siç është SHISH, policia, prokuroria, etj janë po ashtu të përfshira.

Zyrtarët duhet të shpjegojnë se çfarë verefikimesh kryen për emrin e Xhuljana Dumanit. A kishin ata dijeni që ishte motra e një të shumëkërkuari, sepse Nuredin Dumani ishte ne kërkim, kur ajo lidhi kontratën e punës me Ministrinë e Jashtme.

A hetuan institucionet nëse Xhuljana kishte kontakte me të vëllanë dhe a ka dyshime se ajo e ka ndihmuar teksa ushtronte detyrën në Ministrinë e Jashtme?

Ajo e mohon kategorikisht. Këmbëngul se asnjëherë nuk është përfshirë në historitë e tyre, as të Nuredinit dhe as të vëllait tjetër të dënuar. Por e gjitha kjo, nuk është histori e një vajze që kërkon të realizohet në jetë, të ngjitet deri në majat e karrierës. Është një histori ku ndërthuren humë interesa, të krimit, politikës, drejtësisë.

A do të largohesh nga Ministria? Do ta japësh dorëheqjen?

Po, do ta bëj. Do tju informoj – thotë vajza. Ecim pak metra krah njëra-tjetrës. E përshendës dhe largohem. Ajo zhduket në një rrugicë, për të shkuar  në shtëpinë ku jeton prej më shumë se 3 vitesh me qera.

“Unë hoqa dorë nga çdo ëndërr për një jetë dinjitoze. Do të iki nga këtu”, thotë vajza.

Xhuljana vërtetë mund të jetë viktime e rrethanave që e lidhin me vëllezërit. Sot nuk duhet folur vetëm për të. Fokusi duhet të jenë institucionet. Sepse rasti i motrës së Nuredin Dumanit bëri shumë bujë, për shkak të rrethanave. Por sa zyrtarë të tjerë mund të kenë kaluar filtrin e institucioneve dhe të kenë në duar certefikata sigurie, që ju lejon të kenë akses në sekrete shtetërore. Secrete që mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare. Ky rast, është alarmant. Ka nevojë për hetim të thelluar. Përgjegjësit duhen ndëshkuar. Xhuljana ndërkohë jam e sigurt, se do të kërkojë azil. Këtë të fundit nuk ma konfirmoi.

 

Etiketa: dumani

Të Lidhura

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

nga 27
14:00 | 25/12/2025
0

Nga Ferdinand Dervishi Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane,...

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

nga 27
13:46 | 25/12/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”. Dy...

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

nga 27
13:20 | 25/12/2025
0

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në...

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

nga 27
13:06 | 25/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku një 27-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e...

Para
Bie me 52 mijë hyrjet e turistëve kosovarë gjatë periudhës janar-prill

Bie me 52 mijë hyrjet e turistëve kosovarë gjatë periudhës janar-prill

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025
Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

13:06 | 25/12/2025
Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

12:50 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –
  • Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –
  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com