Hektor Balili vëllai i Klement Balili ka deklaruar se nuk ka asnjë urdhër arresti dhe shton se gjithçka që po qarkullon në publik rreth vëllait të tij është e gjitha një lojë politike.
Gjithashtu ai shtoi se Klementi jo vetëm që nuk është arratisur, por madje vijon jetën e tij normalisht.
“Klemeneti këtu ka qenë tërë kohës. Sot u nis në Tiranë për dokumente, sepse për atë nuk ekziston urdhërarresti. Kjo është e gjitha një lojë politike”, shprehet ai.