Kryebashkiaku Erion Veliaj ka njoftuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se shumë shpejt do nisë zëvendësimi i flotës së urbanëve me autobusë elektrikë.
Veliaj bën me dije se testimi përfundoi me sukses dhe kjo detyron operatorët privatë të nisin porositë e para për autobusët ekologjikë.
“Bashkia e Tiranës po shqyrton propozimin për krijimin e një kompanie publike me autobusë elektrikë”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku bëri të ditur se në funksion të përqafimit të transportit alternativ dhe të gjelbër, shumë shpejt në Tiranë do të vijë një flotë prej 4 mijë biçikletash, ndërsa Bashkia do të vijojë projektin për ndërtimin e një rrjeti minimal korsish biçikletash.