Veliaj nis betonizimin tek godina e ‘Sarajeve’,  jep 65 mln lekë pa garë arkitektes italiane – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj nis betonizimin tek godina e ‘Sarajeve’,  jep 65 mln lekë pa garë arkitektes italiane

09:14 | 28/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Erion Veliaj duket sikur ka një mani për të futur hundët e të cenojë historinë e vendit. Nuk la teatër e monument pa e tjetërsuar, prishur apo pa përfituar para prej tyre. Tani e ka radhën Muzeu Etnografik i Tiranës, ose ndryshe “Ish Sarajet e Toptanasve”.

Pak ditë më parë Bashkia Tiranë ka firmosur një tender për të ndërhyrë në këtë godinë. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Studim-Projektim: “Restaurimi dhe Muzealizimi i Muzeut Etnografik Tiranë”. Dhe vetëm për projektimin e punës do të shpenzohen 65 milionë lekë, mund ta imagjinoni pastaj për çfarë shirash do të flitet kur të nisin punimet konkrete.

Gjithsesi le të merremi me këtë prokurim, i cili është zhvilluar në shkelje. Kjo pasi Lali Eri duket që e ka patur me nxitim.

Ai ka lënë afat vetëm 10 ditë për dorëzimin e ofertave dhe si rrjedhojë vetëm bashkimi i operatorëve “ARCHISPACE” shpk – “Elena Casanova Garcia” ka paraqitur interes. Me sa duket e kanë patur gati projektin e studimit, se për 10 ditë e pa mundur që të bëheshin gjithë ato dokumentacione. Gjithsesi kjo i leverdiste Veliajt, pasi nuk është lodhur shumë më datë 11 nëntor kush është mbajtur tenderi ka mbyllur çdo gjë, pasi nuk kishte mundësi për garë, as nevojë për kohë që të shqyrtonte dokumentet, ai fituesin e kishte paracaktuar. Edhe pse e bëri publike kontratën me fituesin një muaj më pas, më 12 dhjetor.

Read more

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Mos jepni të dhëna personale –

Zhvillimi i  tenderit pa garë nuk i ka shpëtuar syrit të Open Data Albania e cila menjëherë kë ngritur Flamurin e Kuq.

Ndërsa syrit tonë nuk i shpëton fakti që projektin për një  godinë historike Veliaj  po e lë në duart e një arkitekte italiane, që në fakt për degën që ka në Shqipëri kompania e saj rezulton pa asnjë licencë. Edhe pse në kriteret e tenderit thuhet se operatori duhet të paraqesë licencat profesionale të Shoqërisë. Por, edhe këtë detaj Veliaj e ka anashkaluar duke rritur shkeljet që ka bërë në këtë prokurim.

Ndërkohë më tutje po shtrojmë një pyetje, çfarë akoma do të bëjë Veliaj me godinën e Sarajeve, pasi në dokumentin e tenderit theksohet që ndër vite ai ka dhënë lejë të bëhen ndërhyje në infrastrukturë dhe kjo ka prishur pjesën kulturore dhe historike të godinës.

Në dokument theksohet se në godinë janë bërë miks ndërhyrjesh, që kanë prishur pamjen bazë të godinës.

 

“Ndërhyrjet ndër vite dhe pse janë munduar të respektojnë strukturën ekzistuese të ndërtesës përsëri kanë bërë ndryshime të konstruksionit, si eliminimi apo shtimi i disa mureve ndarëse, i cili vetëm pas zhveshjeve të suvave mund të gjykohet për shkallën e degradimit dhe mënyrën e konservimit të tyre. Këto ndërhyrje kanë bërë ndryshime dhe në skemën funksionale të qarkullimit nëpërmjet ndryshimit të pozicionimit të shkalleve. Në një vështrim të përgjithshëm objekti nuk paraqet dëme thelbësore të vetë konstruksionit, por ka një miks strukturash mbajtëse që kanë një reagim të ndryshëm në nivel sigurie. Dëmtimet me të mëdha i përkasin sipërfaqeve ne fasada edhe në dekor. Ka dëmtime të mureve të qerpiçit të dukshme në fasada në pjesën jugore. Ka dëmtime të rifiniturave tavaneve dhe dyshemeve”, theksohet në dokument.

 

Dihet që ndër shekuj kjo godinë ka kaluar dorë më dorë, sa në pronësi të njërit në të tjetrit, njëherë përdorej për muze, njëherë për bibliotekë, madje edhe për bar-kafe, ndërsa tani e ka marrë Lali për vete. Po në çdo herë po shohim shkatërrim dhe jo përmirësim të saj.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

nga 27
15:48 | 14/03/2026
0

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:52 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

nga 27
14:46 | 14/03/2026
0

Liria e medias në Shqipëri gjatë vitit 2025 është shoqëruar me presione ndaj gazetarëve, kufizime në raportim dhe probleme strukturore...

Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

nga 27
14:42 | 14/03/2026
0

Nëse ju vjen një telefonatë dhe dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon të dhëna të kartës bankare apo...

Para
Do të ndërtojë një pedonale 1 km të gjatë, Suli i fal pa garë 845 mln lekë Lush Osmanit

Do të ndërtojë një pedonale 1 km të gjatë, Suli i fal pa garë 845 mln lekë Lush Osmanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele –

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

15:48 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:52 | 14/03/2026
Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

14:46 | 14/03/2026
Mos jepni të dhëna personale –

Mos jepni të dhëna personale –

14:42 | 14/03/2026
Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

14:22 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –
  • Mos jepni të dhëna personale –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –
  • Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –
  • Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com