Veliaj i la zjarrfikësit pa uniforma dhe pajisje, 3 tenderat 603 MLN lekë anulohen nga KPP – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj i la zjarrfikësit pa uniforma dhe pajisje, 3 tenderat 603 MLN lekë anulohen nga KPP

15:35 | 01/03/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Zjarrfikësit e Tiranës presin uniformat e reja, ndërsa tenderat që qepi Erion Veliaj kanë mbetur peng i pazareve dhe po denoncohen një nga një nga bizneset.

Bëhet fjalë për 3 tendera me vlerë të lartë monetare me shumë totale 60,301,387 lekë. Prokurimi i parë është “Blerje uniforma dhe veshje speciale për MZSH-në”. Vlera e pritshme e kontratës, sipas dokumenteve të tenderit është  37 809 954 leke pa TVSH, ose 384,951  Euro pa TVSH, i ndarë në dy pjesë: Loti 1: “Uniforma Zjarrduruese”, me fond limit 27,880,050 lekë pa tvsh, Loti i dytë – “Veshje Pune” me fond limit 9,929,904 lekë pa tvsh.
Nga kërkimi në Open Data Albania mësojmë se procedura Loti 2 “Veshjet pune” është vlerësuar me “Flamurin e kuq” për riskun e korrupsionit.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Për të favorizuar biznesmenin Gentian Sadiku, komisioni i urdhëruar nga kryetari Erion Veliaj ka ndërmarrë veprimin: “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/Skualifikim i ofertës vlere më të ulët”.

Prokurimi është njoftuar në Agjencinë e Prokurimit Publik më 6 nëntor 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 6 dhjetor 2024 dhe në të njëjtën ditë është mbajtur tenderi.

Në këtë procedurë kanë marrë pjesë tre operatorë ekonomik, ku njëri nuk është paraqitur ditën e dorëzimit të mostrave. Operatori Bledi Loci duket se ka aplikuar vetëm sa për pjesëmarrje dhe është skualifikuar menjëherë.

Shpallet fituese oferta më e shtrenjtë

Fituesi i këtij tenderi është bashkimi i operatorëve ekonomik “Gentian Sadiku p.f  dhe Univers Promotions” shpk me ofertën 9 202 000,00 lekë.

Komisioni siç e cekëm më sipër, ka lënë për të vlerësuar vetëm ofertën e Gentian Sadikut, sepse dy të tjera i kishte shpallur të pavlefshme.

Nëse komisioni do t’i kishte dhënë mundësinë operatorit .”Arisa Konfeksion” shpk që të rregullonte mangësitë në dokumente brenda afatit të caktuar, arka e bashkisë do të kursente 25 milionë lekë.

Nga dokumenti më sipër shohim se ”Arisa Konfeksion” shpk ka propozuar ta bëjë furnizimin me ofertën 7,447,480  lekë pa TVSH. Kjo shifër është dukshëm më e ulët se oferta fituese.

Por, komisioni i Erion Veliajt nuk kujdeset për paratë e taksapaguesve dhe kjo ofertë më e shtrenjtë është thjesht tarifa e korrupsionit.

KLSH e kapi me presh në dorë

Nga ana tjetër, është e zakonshme që tenderat e Veliajt i kanë fituar gjithmonë njerëz që nuk zbatojnë kontratat, që falsifikojnë porositë dhe nuk i kryejnë në afat. Fituesi i kësaj gare, Gentian Sadiku, në dhjetor 2024 është referuar nga KLSH si subjekt që nuk ka zbatuar kontratën dhe ka mashtruar duke deklaruar se i prodhon në Irlandë uniformat e Akademisë së Sigurisë Irlandë, ndërkohë që ishin “Made in Vietnam”.

“Në ftesën për ofertë është paraqitur se vendi origjinës është Irlandë dhe certifikatë e lëshuar nga organet i akredituar CE nga P. “Deklaratën e konformitetit CE”, ndërkohë nga verifikimi i mostrave rezultoi se atletet kishin të shënuar prodhimin Made in Vietnam, si dhe nuk kishte asnjë certifikatë të konformitetit”, nënvizohet në raportin e auditimit nga KLSH.

“Konstatohet se kontrata nuk është realizuar sipas Specifikimeve teknike të përcaktuara në kontratën me nr. 122/6 Prot., datë 02.06.2022, me numër reference REF-25868-04-20-2022, si dhe përcaktimeve të kontratës me nr. 24/1 datë 12.12.2022 me objekt “Për blerje uniformash dhe elementesh të tjerë përbërës të tyre për AS” në vlerë totale 3,387,144 lekë” lidhur mes AS dhe OE fitues “G. S.”, theksohet në raportin e KLSH.

Tenderi denoncohet në KPP

Ndërkohë tenderi është denoncuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) më 26 dhjetor 2024. “ARISA- KONFEKSION” SHPK kërkon “Shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për

skualifikimin e ofertës të paraqitur në procedurën e prokurimit me Nr. REF-28207-11-05-2024, me objekt: “Blerje uniforma dhe veshje speciale për MZSH-në” i ndarë në lote” zhvilluar me datë 06.12.2024 nga autoriteti kontraktor, Bashkia Tiranë”.

KPP anulon tenderin e blerjeve të  “Uniformave Zjarrduruese”

Tenderi u denoncua nga operatori ekonomik “Victoria – Al” SHPK, ndërsa KPP mori vendim më 28 janar 2025.

Sipas vendimit të KPP,  është pranuar pjesërisht ankesa e paraqitur nga kompania “Victoria AL” SHPK për procedurën e prokurimit me objekt Loti 1 “Uniformë zjarrduruese”, me fond limit 27,880,050 lekë pa TVSH, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 06.12.2024, nga Bashkia Tiranë.

Nga gjetjet e vendimit të KPP del se Bashkia ka vendosur kritere që “limiton në mënyrë të drejtpërdrejtë pjesëmarrjen e operatoreve ekonomik në këtë procedurë prokurimi, konkretisht të shoqërive të cilat i importojnë këto produkte dhe nuk i prodhojnë në Shqipëri”.

Pajisjet speciale të zjarrfikësve, peng i pazareve të Veliajt me tenderin

Ky tender me objekt “Blerje pajisje speciale për MZSH-në” dhe fond limit 22,491,433,3 lekë pa TVSh parashikon blerjen e pajisjeve që përdorin zjarrfikësit gjatë operacioneve. Tenderi është njoftuar i hapur më 12 nëntor 2024, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 12 dhjetor 2024. Por tenderi mbeti pezull për shkak të manipulimit gjatë zhvillimit të tenderit.

Procedura ka filluar qysh në 7 qershor 2024, ndërkohë është zvarritur sepse komisioni i Veliajt refuzonte t’i bindej urdhrit të KPP për ndryshuar kriteret dhe lapsuset e bëra me sa duket qëllimisht për të ngatërruar pjesëmarrësit.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 24 qershor 2024, por shkak të ankesave të bizneseve tenderi ishte anuluar. Prokurimi është rishpallur më 12 dhjetor 2024 pa reflektuar ndryshimet që duheshin bërë sipas urdhrit të KPP.

 

Pas denoncimit të përsëritur, Bashkia ka vendosur të anulojë sërish tenderin dhe i ka shkruar një përgjigje KPP, ku i kërkon “të vazhdojë me anulimin”.

“Referuar vendimit të sipercituar të KPP-së dhe vendimit të marrë nga ana e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave ngritur pranë bashkisë, sqarojmë së, gjatë shqyrtimit të

dokumentacionit te publikuar, për të dyja rastet e shpalljes së procedurës së prokurimit me të njëjtin objekt, respektivisht asaj me Nr. REF-28922-11-11-2024, si dhe procedurës të anuluar me Nr. REF-08394-06-06-2024, konstatohet se, përveç ndryshime të qenësishme në specifikimet teknike të shumicës së artikujve të përfshirë në preventivin e procedurës, referuar Vendimit Nr.845/2024 i KPP-së, është arsyetuar se ka ndryshime te paargumentuara edhe ne sasinë e artikujve të hartuara nga ana e grupit të punës, specialistëve të fushës të caktuar, për hartimin e specifikimeve teknike dhe testimit të tregut.

Si rrjedhim, në mënyrë që të behet ripërcaktimi dhe mirë argumentimi i nevojave për zhvillimin e  tenderit, Bashkia Tiranë kërkon lejimin nga ana e autoritetit tuaj me vijimin e anulimit të procedurës”, citojmë shkresën e Bashkisë Tiranë.

Ky tender është anuluar me vendimin e KPP më 11 shkurt 2025,  të nesërmen e arrestimit të për korrupsion të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shqipëria Inovative në “ITB Berlin”

Shqipëria Inovative në “ITB Berlin”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com