Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes në të cilën është i përfshirë.
Veliaj shprehu verbalisht pretendimin e tij për përjashtimin e gjyqtares gjatë seancës së fundit, ndërsa gjyqtarja kishte vendosur më parë të mbyllë shqyrtimin paraprak dhe të tërhiqet për dhënien e vendimit.








