Presidenti në largim, Ilir Meta ka reaguar për vdekjen e 18-vjeçarit Anri Kashiku, i cili u mbyt në det teksa tentoi të shpëtonte dy të mitur. Në një postim në Facebook, Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të riut ndërsa e cilëson një hero.
Kreu i Shtetit shkruan ndër të tjera, se 18-vjeçari me sakrificën që bëri u përjetësua në kujtesën tonë si simbol i vetëmohimit për jetën.
“ANRI KASHIKU, HEROI YNË! Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm që me sakrificën e tij sublime shpëtoi sot dy jetë për t’u përjetësuar në memorien tonë si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane.
Ngushëllimet më të ndjera familjes!”-shkruan Meta.