Vdekja e mistershme në Greqi: Momentet e fundit të 16 vjeçares, zbardhet dëshmia e policit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e mistershme në Greqi: Momentet e fundit të 16 vjeçares, zbardhet dëshmia e policit

09:01 | 17/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e mistershme e 16 vjeçares shqiptare në Greqi. Prokuroria në Trikala ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa janë në pritje të përfundimit të ekzaminimit mjekoligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Familja e 16-vjeçares, Maria, u kërkon autoriteteve që të hetojnë rastin, ndërsa theksuan se vajza e tyre është vrarë dhe se vdekja e saj nuk erdhi nga vetëvrasja.

Prindërit kanë ngritur dyshime për mënyrën se si po bëhen hetimet. Ata janë shprehur se pse ende nuk ka gjurmë gishtash në skelat e kishës, me qëllim që të përcaktohet nëse vajza u ngjit vetëm ose me dikë tjetër.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Një tjetër fakt serioz është edhe se 16-vjeçarja kishte shkuar në Polici në Trikala disa herë, duke u bërë atyre disa ankesa, ndoshta pas disa problemeve ose fobive që mund të ketë pasur ajo gjatë kësaj periudhe. Në këtë pikë, prindërit theksojnë se hetuesit që merren me hetimin e çështjes duhet të hapin librin e ngjarjeve dhe të shohin se çfarë ndodhi me të gjatë një viti.

16-vjeçarja disa orë para vdekjes së saj, rreth orës dy të mëngjesit, kishte qenë afër shtëpisë së saj me kushëririn dhe shkëmbente mesazhe nga celulari saj me dikë, shkruan abcnews.al.

Rreth orës tre në mëngjes, të dy u larguan nga zona e tyre në drejtim të Sheshit Trikala. Sipas të dhënave nga hetimet atje takuan oficerin e policisë 27 – vjeçar dhe më pas kushëriri i Marias u largua duke u kthyer në shtëpi, ndërsa pas disa orësh, 16-vjeçarja u gjet e vdekur.

“Isha në shtëpinë time kur ajo më thotë që të shkojmë tek sheshi kryesor për të shëtitur bashkë. E pyeta se çfarë do të bënte tjetër atje dhe ajo më tha që do të dilte me një të njohurin e saj. E pyeta se kush është dhe ajo më tha që ende nuk e njoh atë dhe se ai është nga Athina. Personi nga Athina e thirri dhe i tha “Unë jam këtu, ku je ti?”, Maria i tha “Tani po vij”. Kur ai erdhi, unë nuk e pashë fare, ndërkohë që Maria më tha të largohesha. Unë u largova dhe nuk e di se çfarë ndodhi më pas. “Me sa di unë, ajo e ka parë atë për herë të parë një ditë më parë”, tha kushëriri i 16-vjeçares për Mega.

Protothema.gr shkruan se asgjë të re dhe asnjë provë nuk doli edhe nga dëshmia e policit 27-vjeçar, para hetuesve me të cilin shqiptarja 16-vjeçare dyshohet se u takua para vdekjes së saj.

Ai pretendoi se mësoi për ngjarjen tragjike nga mediat të nesërmen, duke shtuar se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur, pasi kur u ndanë me njeri – tjetrin 16-vjeçarja nuk tregoi shenja shqetësimi, shkruan abcnews.al.

Sidoqoftë, prindërit e Maria 16-vjeçare theksojnë se para vdekjes së vajzës së tyre, ka komunikim me një person të tretë si në mediat sociale, ashtu edhe në telefon, dhe ata pyesin se pse nuk hapin antenat në zonë, me qëllim gjetjen e gjurmëve të telefonave.

Sidoqoftë, autopsia e kryer dje nga ekipi mjeko-ligjor i Larissa konfirmoi rënien e adoleshentes dhe plagët janë shkaktuar nga rënia nga lartësia.

Avokati i familjes i 16-vjeçares Maria Dimitris Samartzis duke folur për protothema.gr theksoi: “Familja, duke i respektuar të gjithë, nuk dëshiron të stigmatizojë asnjë person dhe vë në dispozicion të autoriteteve thjesht të dhënat, por kërkon që të zbardhet sa më parë e vërteta”. /abcnews.al

Etiketa: Momentet e fundit të 16 vjeçaresVdekja e mistershme në Greqi

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Shtypi i ditës/ Ja çfarë shkruajnë gazetat e sotme (film)

Shtypi i ditës/ Ja çfarë shkruajnë gazetat për ditën e sotme (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com