Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një galeri kromi në fshatin Lajthizë të Tropojës, ku si pasojë e shembjes së galerisë humbën jetën 2 minatorët, Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj.
Mësohet se një i tretë ka mbetur i bllokuar prej orësh brenda galerisë, fati i të cilit akoma nuk dihet.
Nuk dihen ende shkaqet që çuan në shembjen e galerisë, duke sjellë edhe bilancin tragjik. Ndërkaq policia dhe ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes.