Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

10:38 | 08/03/2026
në Shqiperi
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, kanë nisur fushatën e përvitshme të bamirësisë për familjet në nevojë në të gjithë vendin.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër”, ku u bë e ditur se shpërndarja e ndihmave ka nisur dhe do të vijojë përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke mbështetur rreth 6500 familje me vështirësi ekonomike në mbarë Shqipërinë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, Ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Fajsal Gazi Hifdhi, përfaqësuesi i Qendrës Humanitare “Mbreti Selman”, Sulejman el-Rebdi, si dhe drejtues të tjerë të KMSH-së, imamë dhe familjarë përfitues.

Në fjalën e tij, kryetari Bujar Spahiu falënderoi Qendrën “Mbreti Selman” dhe Ambasadën Saudite për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kjo nismë realizohet për të dhjetin vit radhazi dhe përfaqëson një ndihmë të rëndësishme për familjet në nevojë gjatë Ramazanit.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Takimi ynë sot nuk është thjesht një aktivitet formal, por një mesazh human që shpreh thellësinë e lidhjeve vëllazërore mes popullit shqiptar dhe atij saudit, si dhe vlerat e mëshirës, solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht në këtë muaj të bekuar”, u shpreh Spahiu.

Ndërkohë, ambasadori Fajsal Gazi Hifdhi theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe rolin e iniciativave humanitare në forcimin e tyre.

“Kjo iniciativë buron nga besimi i thellë i Mbretërisë së Arabisë Saudite në rëndësinë e solidaritetit human dhe në përpjekjet për të ndihmuar nevojtarët dhe të varfrit”, u shpreh ambasadori.

Fushata konsiston në shpërndarjen e pakove ushqimore prej rreth 45 kilogramësh secila, të cilat fillimisht u dorëzohen përfaqësuesve të 36 myftinive në të gjithë vendin. Më pas, këta të fundit do t’i shpërndajnë ndihmat tek familjet në nevojë përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Aksidenti i frikshëm, makinat të bëra ‘copë’, identifikohet shoferja që humbi jetën në Levan-Tepelenë –

Aksidenti i frikshëm, makinat të bëra ‘copë’, identifikohet shoferja që humbi jetën në Levan-Tepelenë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –

08:20 | 29/03/2026
Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –

Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –

08:06 | 29/03/2026
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

15:36 | 28/03/2026
Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –

Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –

14:23 | 28/03/2026
PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –

PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –

14:13 | 28/03/2026

Më Të Lexuarat

  • E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –
  • Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –
  • Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –
  • Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën –
  • PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet –
  • Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash –
  • Horoskopi i së dielës, parashikimi i fatit sipas yjeve për secilën shenjë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
  • Homee

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com