Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shtyu sërish procesin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, shkak është bërë mungesa e mbrojtësve kryesisht.
Ndërkohë, gjatë seancës i pandehuri Gilmando Dani, kundërshtoi caktimin e gjyqtarit Arben Vrioni. Gjithashtu Dani i kërkoi të jepte dorëheqjen pasi ka gjykuar Vollgën në Apelin e Durrësit.
Ndërkohë seanca e radhës do të zhvillohet në 26 korrik, ku do të thirren edhe avokatët e zgjedhur të të pandehurve.