Vazhdon hetimi për shkaqet e tragjedisë shqiptare në Bullgari, dy pista kryesore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vazhdon hetimi për shkaqet e tragjedisë shqiptare në Bullgari, dy pista kryesore

16:10 | 24/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Maqedonia e Veriut është në ditën e dytë të zisë pas tragjedisë së një dite më parë, kur humbën jetën 46 udhëtarë në një aksident komunikacioni.

Në mesin e 46 viktimave ishin edhe 12 fëmijë të moshës nën 18 vjeçare. Të vdekurit nga tragjedia e 23 nëntorit kryesisht janë nga komuna të qytetit të Shkupit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka vizituar të mbijetuarit në spitalin e Sofjes.

Read more

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

“Është koha që tani të përqendrohemi te të lënduarit, te identifikimi viktimave dhe në realizimin e hetimit. Sapo të përfundojë hetimi, do të ketë kohë për të gjitha çështjet”, ka deklaruar Osmani.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka zhvilluar një bisedë telefonike me drejtorin e spitalit Pirgov në Sofje, Ivan Poromanski. Në këtë spital po kurohen shtatë pacientë që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm që ndodhi në autostradën “Struma” në Bullgari.

“Të gjithë pacientët janë në gjendje të qëndrueshme dhe nën mbikqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po u jepet mbështetje psikologjike. Dy paciente iu nënshtruan operacionit. Të shtatë pacientët do të qëndrojnë në spital deri të premten, ditë pas së cilës do të bëhet plani për transportin e tyre për në Shkup”, ka deklaruar ministri Filipçe.

Vazhdon hetimi për shkaqet e aksidentit

Autobusi i “Besa Trans” në të cilin e humbën jetën të martën 46 persona në autostradë në Bullgari, nuk ka qenë i lajmëruar tek institucionet kompetente në shtet. Të dhënat e deritanishme thonë se autobusi i djegur nuk ka qenë i paraqitur nga pronari dhe nuk figuron në sistemin e Ministrisë. Pronari i agjencisë nuk ka nxjerrë patentë për atë makinë, ndërsa autobusi nuk është në bazën e të dhënave të ministrisë. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoja Boçvarski ka theksuar se kompania “Besa Trans”, së cilës iu dogj autobusi në Bullgari, kishte licencë të vlefshme për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, por megjithatë është konstatuar një lëshim. Konkretisht është konstatuar se kompania kishte të regjistruar katër automjete që kishin leje transporti, por autobusi që shkaktoi aksidentin dhe ku humbën jetën 46 qytetarë nuk ndodhej në bazën e ministrisë.

“Pas kontrolleve në polici kemi konstatuar se autobusi i djegur nuk është raportuar dhe nuk gjendet në bazën elektronike të të dhënave të Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, pra transporti është kryer pa çertifikatë-leje për atë mjet. Sipas ligjit, kanë pasur për detyrë që në afat prej 15 ditësh ta informojnë ministrinë, gjegjësisht ta raportojnë apo ta çregjistrojnë automjetin për atë periudhë kohore”, ka thënë Boçvarski.

Dy pista të dyshimit për fatkeqësinë

Nga Prokuroria publike e Maqedonisë thonë se po shqyrtohen dy versione si shkaktarë të tragjedisë së ndodhur në autostradën e Strumës- mosfunksionim teknik i autobusit apo një gabim i shoferit. Gjithnjë e më shumë po dyshohet se në autobusin e “Besa Transit” ka mundësi të jetë transportuar lëndë djegëse, nga e cila ka rënë zjarri në pjesën e përparme të automjetit.

Hetimi duhet të përcaktojë nëse shpërthimi është shkaktuar nga nafta që ishte vendosur para autobusit, apo nga materiale të tjera të ndezshme, por të gjitha këto pretendime duhet të përcaktohen nga autoritetet hetimore. Hetuesit bullgarë duhet të përcaktojnë fillimisht pse shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe më pas si ndodhi shpërthimi në pjesën e përparme të autobusit. Hetimi do të zgjasë gjashtë muaj, njoftuan ekspertët bullgarë.

“Dua të siguroj kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut se Prokuroria Publike e Bullgarisë do të bëjë çdo përpjekje për të kryer hetim të shpejtë, objektiv dhe efektiv për të përcaktuar arsyet e këtij incidenti të rëndë”, ka deklaruar Sijka Mileva nga Prokuroria publike e Bullgarisë.

Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski, i cili poashtu po qëndron në Sofje ka thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë me kolegët bullgarë për ndriçimin e rastit duke theksuar se nuk do të ketë hetim paralel në Maqedoninë e Veriut. /DW

Etiketa: dy pista kryesoreshkaqet e tragjedisë shqiptare në Bullgari

Të Lidhura

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

nga 27
15:27 | 16/03/2026
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Para
Deputeti “tërbon” Kuvendin e Serbisë, citon vargjet e himnit kombëtar shqiptar (film)

Deputeti "tërbon" Kuvendin e Serbisë, citon vargjet e himnit kombëtar shqiptar (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com