Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të hëne, në Kavajë, përgjatë autostradës.
Mësohet se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimë. Bëhet me dije se pranë vatrës së zjarrit ndodhet një banesë, e cila rrezikon nëse flakët përhapen më tej.
Shërbimet e zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.