Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar kreun e qeverisë se për shkak të taksave të larta, nuk tërheq dot investime.
Me anë të një postimi në facebook, Vasili shkruan se shqipëria e kryeministrit më të paditur në Europë është vendi, që nuk tërheq dot investime sepse sistemi i taksave është i lartë torturues dhe me kontroll mesjetar.
Postimi i plotë
Qeveria e ka tejkaluar planin e drogës dhe “Doing busines” gabon.
Shqipëria e kryeministrit më të paditur në Europë është vendi, që nuk tërheq dot investime sepse sistemi i taksave është i lartë torturues
dhe me kontroll mesjetar.
Ky shkollëpaku heq e vë prefektë,lexon vjersha që ja bejnë ministrat që e tallin dhe fle rehat se mendon se e zgjidhi ekonominë.
Për ta ndihmuar pak shkollëpakun ja çthonë të vërtetat më poshtë:
“Sipas raportit Doing Business, në vetëm një vit renditja e Shqipërisë në treguesin “Paying Taxes” u përkeqësua me 28 pozicione.
Vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi i 97-të në botë për sistemin më torturues të taksave, ndërkohë që këtë vit ajo renditet e 125-a në botë.”
Kjo eshte e verteta tragjike e cila bie perdite mbi shpatullat e biznesit shqiptar dhe mijra te punesuarve ne te.
Qeveria kryeministrit te trafikut te droges s’ka faj, se me drogen shume mire eshte ,me realizim dhe tejkalim te papare te planit.