Ish- kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama fatin e Musolinit, të cilin ai kërkon ta imitojë.
Përmes një postimi në facebook, Vasili shkruan se historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto në Milano, ku së bashku me Clareta Petaccin e varën me kokë poshtë.
Postimi i plotë
Edi Rama di fillimin, por po i kujtojmë dhe fundin.
Nga Librazhdi Edi Rama deklaroi se do bëhet si Musolini dhe do shkrijë parti e do bejë hatanë si ai.
Edi Rama na tregoi se ja di fillimin historisë.
Por historia e Musolinit ka edhe një fund, pikërisht në Piazzale Loreto në Milano, ku së bashku me Clareta Petaccin e varën me kokë poshtë.
Le ta shohë foton e Musolinit kokëposhtë e me litar në qafe dhe le të mendohet pakëz…