Komisioneri i BE-së Olivér Várhelyi nga Bypass-i i Vlorës ka folur dhe për fillimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Varhelyi u shpreh se në ditët në vijim mund të ketë një lajm të mirë për hapjen e negociatave.
“Jam me shpresë se në ditët e pakta do kemi lajmin e mirë. Dhe në javën e ardhshme do kemi vendimin që kemi kaq kohë që e presim.” tha Varhelyi.
Më pas ai u ndal tek diskutimet në Maqedoni duke thënë se, duhet një vendim i qartë që ky shtet të tregojë se është gati për atë që është vënë në tryezë nga presidenca Franceze.