Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

18:40 | 09/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve nga faturat e energjisë elektrike, të krijuara deri më 31 dhjetor 2024.

Skema e pagesës me këste prek të gjitha kategoritë e klientëve, me fokus të veçantë kategoritë në nevojë, të cilëve u jepet mundësia të lidhin aktmarrëveshje edhe për detyrimet e krijuara në 2025-n.

Aktmarrëveshjet përfshijnë: klientët familjarë me ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë dhe personat me status të veçantë, të cilët mund t’i shlyejnë detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2025, duke nisur nga 1,200 lekë çdo muaj, me kusht të mos kenë detyrime të reja të pashlyera për vitin 2026.

“Klientët e tjerë familjarë do të paguajnë këste fikse mujore që nisin nga 2,800 lekë për faturat e prapambetura deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që të mos kenë krijuar debi të reja për periudhën 2025–2026.

Për të ruajtur një standard të përballueshëm aq sa dhe të drejtë, numri maksimal i kësteve do të jetë jo më shumë se 240 këste. Në çdo rast klienti ka të drejtë të zgjedhë një këst pagese, me vlerë më të lartë se vlera minimale, duke iu përmbajtur kushtit prej maksimumi 240 këstesh.

Për kategoritë buxhetore dhe jo-buxhetore, skema e akt-marrëveshjeve parashikon përfshirjen e të gjithë detyrimit në marrëveshje, me numrin e kësteve të përcaktuar sipas vlerës së debisë për faturat e prapambetura deri më 31 dhjetor 2024, me kusht që të mos kenë krijuar debi të reja për periudhën 2025–2026.

Numri i kësteve Vlera e detyrimit
24 këste 100,000 – 500,000 lekë
48 këste 500,001 – 1,000,000 lekë
60 këste 1,000,001 – 5,000,000 lekë
84 këste 5,000,001 – 10,000,000 lekë
120 këste mbi 10,000,000 lekë

Skema “speciale”

OSHEE GROUP ka miratuar dhe një skemë të veçantë për faturat korrektive, faturat përmbledhëse dhe sistemuese, rastet e demontimit apo testimit të matësit, energji të akumuluar në mates.

Këto mund të likuidohen me deri në 24 këste. Nëse debia e akumuluar paguhet me një këst, përfitohet ulje e kamatvonesës.
Reduktimi i kamatëvonesave

OSHEE Group ka miratuar gjithashtu reduktime të kamatëvonesave për klientët që zgjedhin shlyerjen e të gjithë detyrimit me një këst të vetëm: • Klientët familjarë përfitojnë reduktim në masën 70% të kamatëvonesës.
• Klientët jofamiljarë (buxhetorë dhe jobuxhetorë), përfitojnë reduktim në masën 50%.
• Biznesi i vogël, përfiton falje të plotë (100%) të kamatëvonesës, nëse likuidon të gjithë detyrimin menjëherë.

Kushtet për Pjesëmarrje në Skemat Lehtësuese dhe Rregullat e Zbatimit Për të përfituar nga skemat lehtësuese të miratuara nga OSHEE Group, klientët debitorë duhet t’i kenë shlyer detyrimet e vitit 2025 dhe në vijim, përpara nënshkrimit të marrëveshjes për detyrimet e prapambetura deri më 31 dhjetor 2024.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, klienti duhet të kryejë pagesën e këstit të parë brenda 7 ditëve kalendarike dhe më pas të vijojë me pagesa mujore të rregullta deri në shlyerjen e plotë të detyrimit.
Këto masa përfaqësojnë një shprehje konkrete të angazhimit social të OSHEE Group për të mbështetur qytetarët në përballimin e vështirësive financiare dhe për të krijuar një marrëdhënie më të drejtë dhe të qëndrueshme me klientët.
Njëkohësisht, përmes zbatimit të këtyre skemave, synohet të forcohet edhe qëndrueshmëria financiare e kompanisë, si një parakusht për ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe cilësore në të ardhmen”-thuhet në njoftim.

gijotina.com/

Të Lidhura

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

nga 27
20:40 | 09/03/2026
0

Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Saukut, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja...

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

nga 27
20:28 | 09/03/2026
0

Filantropi dhe mendimtari i njohur amerikan me rrënjë shqiptare, Nicolas Berggruen, dhe vëllai i tij, historian arti, Olivier Berggruen, u...

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

nga 27
19:30 | 09/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne zbuloi edhe orën e...

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

nga 27
18:56 | 09/03/2026
0

Pas derbit të fundit mes Milanit dhe Interit, zyrtarët e AIA dhe ish-gjyqtari Graziano Rocchi dolën në mbrojtje të vendimeve...

Para
Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

20:40 | 09/03/2026
Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

20:28 | 09/03/2026
Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

19:30 | 09/03/2026
Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

18:56 | 09/03/2026
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

18:40 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –
  • Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –
  • Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –
  • Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –
  • Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –
  • Pamje që po komentohen në Skoci, Bajrami i acaruar para hyrjes në tunel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –
  • Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com