Një vajzë e mitur rezulton e zhdukur prej dy ditësh në zonën e Krujës. Ka qenë nëna e saj ajo që ka ngritur në këmbë policinë, duke i kërkuar ndihmë për gjetjen e të bijës.
“Më datë 30.07.2022, në Komisariatin e Policisë Krujë, ka kallëzuar shtetësja A. P. se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj e mitur, shtetasja K. P. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.