Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi mësohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.”