Mediat shtetërore ruse kanë raportuar sot se tre helikopterë të rëndë ushtarakë janë larguar nga baza ruse në Siri, Hmejmim.
Ata janë nisur për në Rusi.
Presidenti i Rusisë, Vlaidmir Putin, ka deklaruar se “pjesa kryesore” e forcave të armatosura ruse në Siri, do të fillojnë të kthehen pas pesë muajve të sulmeve ajrore.
Ai ka thënë se Moska e ka rritur pjesën më të madh të qëllimeve të veta.
Dje, Putin ka uruar presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, për rimarrjen e kontrollit të qytetit të lashtë Palmyra, nga militantët e grupit të Shteti Islamik.
Rusia ka qenë mbështetës i fuqishëm i Assadit në luftën e tij kundër grupit ekstremsit të Shteti Islamik, dhe kundër grupeve të moderuara opozitare, disa prej të cilave mbështeten nga Shetet e Bashkuara dhe aleatët amerikanë.