Urtia letrare e Andreas Dushit, e mbështjellë me intuitën e një fryme të stuhishme të rinjohjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Urtia letrare e Andreas Dushit, e mbështjellë me intuitën e një fryme të stuhishme të rinjohjes

19:40 | 28/01/2019
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Vështrim i shkurtër për librin e Andreas Dushit “Kur vdekja të na bashkojë”, botuar nga “Enti Botues GJERGJ FISHTA”, 2017

Nga Vilson Culaj
Jo rrallë njerëzit flasin për dijen e filozofinë, përplasjet e urrejtjet ndërnjerëzore, religjionin, dhimbjen e dashurinë, por thuajse fare rrallë u bie ndër mend të reflektojnë lidhur me intuitën letrare dhe meditimin.
Këtë dimension të pikëvështrimit letrar e imagjinar, e posedon krijuesi i ri shkodran, Andreas Dushi, në romanin e tij “Kur vdekja të na bashkojë” i cili roman, edhe pse modest në vëllim, po të mos e njohësh moshën e tij të krijon përshtypjen se atë e ka shkruar një shkrimtar në moshë të pjekur. Ky ngacmim i bukur të sjell në mend thënien e Richard W. Childin “Jeta për mua është aq ngazëllyese saqë atë nuk mund ta mbaj vetëm për vete. Thjesht, këtë duhet t’ua tregoj njerëzve”.
Prozatori i ri Andreas Dushi, që në fillim të mbërthen me gjakimin e tij letrar, për ta rigjetur, ritakuar e përjetuar lirinë personale, qoftë ajo liri e ideve, emocioneve, apo e vizioneve rinore. Autori është në luftë të përhershme me kufizimet, ai nuk e do hermetizmin, ndrydhjen po as thyerjen e ëndrrave. Vendosja e personazhit të Stefanit,të gjyshes dhe Irenës si protagonistë të modelit rrëfimor e romanor, nuk është e rastësishme. Ata janë model i një jete harmonike, përkrahjeje, ndihmëse, shprese e dashurie për idealet e autorit, por edhe si subjekte shkarkimi emocional.
Subjekti letrar në esencën e tij është post modern, por nuk mungojnë as refleksionet filozofike për jetën, shpresën e dashurinë në mes të rinjve . Figura e Irenës është boshti i rrëfimit romanor. Në modelin e saj jetësor, subjekti lirik nuhat fenë , shpresën, dashurinë e butësinë njerëzore si një nevojë ekzistenciale dhe burim frymëzimi për një jetë të re, edhe pse jeta e saj e kërcënuar seriozisht nga sëmundja. Metafora romanore për “pacientin klinik” është një gjetje e mjeshtri e rrallë e autorit Dushi, i cili aq bukur di të luajë me personazhet, figurat, ngjarjet, terenin dhe subjektet romanore, gjithmonë duke lënë pas vetes edhe mesazhe të ndërdishme, hera-herës edhe të mistershme – hermetike për lexuesit. Vetëm tryeza e tij e pasur emocionale mund ta bëjë një trajtim e vështrim të tillë, por gjithmonë duke pasur kujdesin e shtuar se nuk dua gjithçka t’i rrëfehem botës dhe dua që diçka të ruaj vetëm për shpirtin tim.
Heroi i novelës reflekton si një lloj modeli letrar se si duhet çmuar jeta, paraardhësit, prindërit, por edhe subjekti Eva, e cila edhe pse në pragun e kalimit në amshim, di t’i japë kuptim jetës dhe ndjenjës së tjetrit. Ajo në fakt është përmbushja imagjinare e autorit i cili botën e vështron në këndin e Erosit e jo të Tanatosit. Lufta mes brezave është epiqendra e rrëfimit dhe e luftimit ideo – artistik të autorit Dushi. Ai ka pjekurinë e një të rrituri në diskursin letrar, por shijen për jetën e ka rinore. Lufta e përhershme në mes të kujtesës, kufizimeve, indiferencës , etjes për dashuri familjare e sociale, janë tundim i përhershëm i autorit. Ai ka një etje e klithje të brendshme sa i përket këtij rrafshi, sepse i mbërthyer në mes të libidos mentale për të lënë gjurmë në art e kulturë, ai çdo ditë sfidohet nga furtunat e Edipit, kufizimet e Erosit, dhe refuzimit të Tanatosit, të cilat dukuri metafizike mundohet të i’a imponojë superstruktura shoqërore. Lufta e përhershme e autorit për t’i krijuar vetes një taban të personalitetit të tij unik dhe të një shëmbëlltyre në dashuri është beteja më fisnike me sa kam nuhatur unë në këtë mbarështrim letrar përgjatë leximit tim.
Andreas nuk vuan nga mungesa e dashurisë, por ka mungesë të dashurisë, sepse rruga e tij paksa unike dhe idetë e tij metafizike që nuk maten me kohën tokësore, e tundojnë çdo ditë. Jo rastësisht, Rudolf Flesh shprehet se “Asgjë nuk është më e pavërtetë se sa anonimiteti” . Çdo shkrimtar në fakt ka një prirje për dramatizim të gjërave, por me sa kam nuhatur gjatë leximit të këtij romani të tipit nanual ditor, ku përmes një intervali kohor shprehet një botë e histori, lirshëm mund të konstatoj se autori Dushi është në kërkim të historisë së tij personale, lirisë,ndërgjegjësimit, dhe shkëputjes nga të menduarit kolektiv. Dialogjet dhe sentencat në roman janë të shkurtra, por kuptimplota dhe të nënshtresuara. Ai përmes një sentence të vetme zbërthen një qiell ndjesi e gjakim, por edhe dendësi të mesazhit.
Lakonizmi është art në vete, por edhe sakrifica akti me sublime i një individi, do kisha gjykuar pas këtij leximi vertikal të veprës. Autori Dushi i ka të dyja këto cilësi e dhunti natyrore. Edhe pse i ri në moshë ai kërkon “filtrin social” jo si një lloj gjykimi as paragjykimi, por si një kumti letrar për një Katarsis familjar, shoqëror e kombëtar. Vetëm i liruar nga narcisi personal, autori ka arritur që ta kapë fijen e talentit letrar. Ai është empatist në dhimbje, sëmundje e dilema ekzistenciale.
Autori Dushi ndoshta për momentin i është mbyllur botës, por në fakt i është hapur lexuesit. Pra, humanisti ngihet kundërvetë mendimit si një lloj lumturie e reduktuar për t’i dhënë dikur botës e shoqërisë një lloj lumturie universale e cila ushqen ëndrrën. Pra, lumturia dhe pasioni letrar e përjashtojnë njëra tjetrën.
Titulli “Kur vdekja të na bashkojë” është një lloj frike nga dashuria për lexuesit, por edhe një model letrar i begatë njëkohësisht….
Arti pra nuk është një pasion por një mision jete, andaj lumturia qëndron tek të lumturit…
Misioni i Andreasit pra është kjartë. “Të krijosh d.m.th. ta vrasësh vdekjen…”

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Zjarr në konviktin e nxënësve në Kukës, nuk ka të lënduar

Zjarr në konviktin e nxënësve në Kukës, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com