Uraka si Valbona? Shpërthen mirditori: Këta nuk janë shtetarë, por burrecë shteti, maskarenj! (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uraka si Valbona? Shpërthen mirditori: Këta nuk janë shtetarë, por burrecë shteti, maskarenj! (film)

17:00 | 18/03/2019
në Kryesore
0

Precedenti me lumin Valbona duket se i ka bërë më vigjilentë mirditorët për t’i paraprirë dëmtimit të asaj që e konsiderojnë të vetmen pasuri për zonën  e Selitës, lumit Urakë.

Këtë të dielë, ata u bënë bashkë për ti thënë jo ndërtimit të dy HEC-eve që janë parashikuar të ndërtohen mbi lumë.

Revolta e banorëve ndihet qartë.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

“Kam disa vendime këtu, është turp të thuash që janë vendime të shtetarëve, shtetarë jo që jo se këta janë burrecë shteti, këta janë maskarenj dhe dallaverexhi. Nëse qeveritari ka në mendje vetëm bllokimin dhe PPP-të, koncesionet, populli do të marrë vetëm tritolin. Këtë ta dinë. Nuk ka burrë nënë që na nxjerr nga ky vend”.

Të tjerë e shohin si pasurinë e fundit të përbashkët që këtij komuniteti po i rrëshqet nga duart, andaj shprehen të vendosur për ta mbrojtur me çdo mjet.

“Na bllokon frymëmarrjen.Kjo ka mbetur pasuria për zonën e Kurbneshit, edhe këtë duan të na e marrin, me e deviju. Ky lumë që e ka falë Zoti dhe natyra është i këtij komuniteti.Tjetër pengesë shteti nuk mund ti bëjmë por nuk do të lejojmë të bëhet asnjë lloj punimi këtu”.

“Ka një histori shumë domethënëse, si të dorëzohemi ne para një njeriu që nuk e njohim fare, nuk e dimë kush është ai dhe vjen dhe na e merr pasurinë këtu.Si lejohet kjo punë?Nuk do të lejohet dhe nuk ka për tu lejuar deri në pikën e fundit. Do të bëjmë gjithçka është e mundur deri në bllokim total”.

“Ta fshijnë nga mendja se bejlerë dhe agallarë të vegjël duke filluar nga Ministritë dhe dikasteret e qeverisë deri te kryetari i bashkisë me disa vocërrakë drejtora, ta fshijnë nga mendja që do të përfitojnë dhe nëpërkëmbin njerëzit në komunitetin e Selitës”.

“Në Kurbnesh që nga 1957 ka pasur vetëm grabitje, grabitje mineralesh, grabitje pyjesh dhe dhënie jetë njerëzish. Tani po grabisin dhe të fundit shpresë, lumin. Nuk duhet lejuar absolutisht grabitja”.

Sipas banorëve, vendimet për ndërtimin e HEC-eve janë marrë dhe nënshkruar në mungesë dhe transparencë të plotë me komunitetin vendas.

“Ky projekt që po bëhet është një projekt komplet korruptiv, nuk është marrë fare mendimi i banorëve. Duhet ta dinë se Selita dhe Kurbneshi është i banorëve dhe nuk është i atyre. Lumin ne nuk do ta falim edhe sikur të vinë dhe të na gjuajnë me molotov. Nuk do ta lëmë kurrë”.

“Lumi është ai që na ka mbetur, është arteria kryesore. Nëse do të pritet kjo lloj arterie, këtu vdes gjithçka, vdes ajri, vdes mjedisi natyror. Kam ardhur nga posaçërisht nga emigracioni për të protestuar për këtë padrejtësi mjedisore që i bëhet këtij komuniteti.Kanë punuar gjithë jetën, kanë dhënë jetën dhe gjakun për këtë vend”.

Përgjatë lumit të Urakës janë disa kanione, ndërsa në të ka dhe peshk të llojit troftë.

Komuniteti i kësaj zone ka nënshkruar edhe një peticion, i cili do t’ju dërgohet institucioneve për të ku kërkohet anulimi i këtyre koncesioneve.

http://www.oranews.tv/article/uraka-si-valbona-shperthen-mirditori-keta-nuk-jane-shtetare-por-burrece-shteti-maskarenj?fbclid=IwAR2AVe-HLG-VYoPCUlNtwaYlshd_yDVvW9HHzWtVVxpuNlCFqjuAh_OhVoo

Etiketa: hecmirditorseliteUrakëValbone

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

nga 27
07:45 | 16/03/2026
0

Dashi Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

nga 27
07:39 | 16/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

nga 27
07:35 | 16/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me...

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Para
Nis “plazhi” te Liqeni Artificial

Nis "plazhi" te Liqeni Artificial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

07:45 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:39 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

07:35 | 16/03/2026
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026
  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com