Fenomeni i “Tik Tok-ut”, i cili ka pushtuar këtë rrjet social me shprehjen e tij spontane “Unë e bëra kastile”, flet për herë të parë. Trajneri i jogës, Klodian Murati, krijoi një situatë komike në emisionin e Rudina Magjistarit ndërsa po demonstronte disa pozicione të jogës dhe një moment u rrëzua. Mirëpo, ai shprehet se “Unë atë e bëra kastile”, duke dashur t’i shpëtojë situatë. Por, pa sukses pasi nuk u desh shumë kohë dhe sidomos në TikTok u rikrijuan mjaft video duke përdour soundin e tij.
I ftuar në “Live from Tirana” ‘fenomeni’ i momentit i rrjeteve sociale, foli rreth kësaj skene. Ai insiston se u rrëzua kastile për tu treguar njerëzve se nuk duhet të dorëzohen por të tentojnë dhe ringrihen nëse rrëzohen.
“Kush e ka parë emisionin live e ka parë që unë para se ta bëja këtë ushtrim e parapriva dhe thash që këtë gjë e kam të lidhur me filozofinë e jetës. Pra unë u rrëzova, e bëra kastile për t’i treguar njerëzve që edhe nëse rrëzohesh nuk duhet të dorëzohesh, por të ringrihesh edhe të tentosh. E bëra për të treguar se në jetë nuk ka dështim, ka vetëm rezultate. Në qëndrimin e dytë pastaj nuk u rrëzova. Kishte disa që thonin ‘ti e vendose dorën të kërbishtja’. Mua thjesht më ra mikrofoni dhe kur e pash videon dukej sikur kisha vendosur dorën tek kërbishtja sepse isha dëmtuar por që jo nuk ishte kështu.”
Tredit i janë bashkuar edhe shumë personazhe publike. Pasi pa se kënga e tij dhe Loredanës është e dyta ‘on trending’ në Britani dhe ‘top 5’ në shumë vende të tjera, Noizy ka shpërndarë një video ku thotë: “Unë atë e bëra kastile”. Listës nuk mund t’i mungonte aktori i humorit Olsi Bylyku i cili ndau me ndjekësit një video ku rrëzohej nga një karrige. Kiara Tito publikoi një moment “funny” gjatë ditëlindjes së saj, ku teksa është duke kërcyer, rrëzohet në tokë dhe përdori pikërisht audion virale. Edhe Donald Veshaj publikoi një video ku përplaste “kastile” kokën në derën e korridorit.
“Ju duam”, Sara dhe Bardhi shfaqen bashkë pranë njëri-tjetrit –
Sara Gjordeni gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të përfolur në media. Kjo për shkak të situatës...