Ulja e trafikimit të kanabisit, Hoxha: Trafikantët kanë ndryshuar rrugën, Turqia destinacioni i radhës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ulja e trafikimit të kanabisit, Hoxha: Trafikantët kanë ndryshuar rrugën, Turqia destinacioni i radhës

13:40 | 10/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Këtë të premte në ABC Live me gazetarin Artan Hoxha, ka komentuar deklaratën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano se ka rënie në trafikun e kanabisit nga Shqipëria.

Gazetari në fjalën e tij është shprehur se kjo nuk është e vërtetë dhe këtë e dëshmon dhe droga e kapur me 7 dhjetor në Izmir që kishte zanafillën në Shqipëri.

Hoxha ka bërë me dije se tashmë trafikantët kanë ndryshuar linjën e transportit të kanabisit dhe sipas tij sekuestrimet e fundit që janë bërë në Izmir, në Malin e Zi, Serbi e Greqi tregojnë se trafikantët shqiptarë tashmë e kanë gjetur linjën e tyre të transportit të lëndës narkotike duke shmangur Italinë.

Read more

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

“Ka shumë element të tjerë që kanë ndikim në këtë histori por nuk mund të jenë element vlerësimi ato elementë që ishin para 10 vitesh,. Pasi grupet përmirësojnë edhe farën hibride por dhe farën. Trafikantët tashmë me rritjen e masave kanë gjetur rrugë të tjera,. Në datën shtatë rasti i Izmirit është një fenomen që unë e kam denoncuar para 3 vitesh dhe u duke e pabesueshme, sesi një skaf që nisej nga Vlora të zbarkonte në Bodrum, është një distancë shumë e madhe.

Skafistët ma kanë shpjeguar dhe më thanë se për 48 orë të dërgonin atje. Madje dhe në rastin e Escobarit të fierit, thuhet se skafet e përdorur për në Turqi ishin më të fortë se ato të Italisë dhe minimumi ishte 1 ton ngarkesë që transportohej. Skafi i nisur nga Shqipëri ndalohej në ishujt grek dhe merrte karburant dhe më pas futej në territorin turk, ne dërgonim atje kanabis dhe merrnim heroinë, bëhej klering me pak fjalë jo para.

Rasti i datës shtatë dëshmoi këtë linjë. Një skaf do 48 orë që të bëjë zbarkimin në Turqi dhe të shmangë monitorimin e dy vendeve që janë në konflikt si Greqia me Turqinë, e shikon se çfarë aftësish kemi. Kujtojmë kamionin me 2 ton në Malin e Zi që po shkonte për në Gjermani. Më 5 tetor në Bosnjë u kapën 300 kg kanabis, më 17 maj, gjithashtu një tjetër rast. Me 25 nëntor është kapur gjysmë ton kanabis në Serbi që vinte nga Shqipëria dhe rasti i fundit ai i Izmirit, këto sasi që unë përmenda janë sasi të kapura. Këto elemente janë për të treguar se nga Shqipëria po trafikohet kanabis dhe nuk është e vërtet se nuk po kapet”, ka thënë ai.

Ndër të tjera gazetari investigativ ka deklaruar se lufta me kultivimin e kanabisit nuk është fituar pasi ne godasim punonjësit e parcelave por jo financuesit që tashmë janë shumë të fuqishëm dhe shpesh e bëjnë këtë aktivitet për të punësuar të afërmit pasi vetë merren me heroninë.

“ Lufta me narkotikët është një luftë që zgjat dhe akoma se kanë fituar dhe shtetet më të forta se ne dhe e rëndësishme është që të dominosh territorin para se ato të merren me ty, shumë personazhe që në atë kohë janë marrë me këtë çështje tashmë ndodhen në Ekuator, janë shumë të fuqishëm. Kjo është një luftë e përditshme dhe agjensitë e tjera bashkë me policinë duhet që të përballën me këtë sfidë. Policia nuk mund ta bëjë e vetme këtë luftë, nuk duhet të synohet kultivuesi por financuesi, nëse nuk u priten financat nuk u ndërpritet aktiviteti, pasi një pjesë e bëjnë dhe për të punësuar njerëzit e tyre pasi vetë mund të merren me heroinë”, është shprehur ndër të tjera Hoxha.e.su./abcnews.al

Etiketa: gazetari Artan HoxhaGledis Nanotrafiku i kanabisit nga ShqipëriaUlja e trafikimit të kanabisit

Të Lidhura

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

nga 27
09:59 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një...

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

nga 27
09:47 | 24/02/2026
0

Sot është një ditë ndryshe për Rey Manaj. Lushnjari ka ditëlindjen dhe ditën e sotme feston 29-vjetorin e tij të...

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

nga 27
09:35 | 24/02/2026
0

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur...

Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

nga 27
09:29 | 24/02/2026
0

Ditën e sotme rikthehen emocionet e Champions League. Turne ky që “gozhdon” tifozët para ekranit të televizorit. 8 ekipe do...

Para
PD: Dënon ndërhyrjen nga Edi Rama për komunikim normal të qytetarëve me telefon

Nesër Kuvendi i Berishës! PD lajmëron konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

09:59 | 24/02/2026
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

09:47 | 24/02/2026
Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

09:35 | 24/02/2026
Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

09:29 | 24/02/2026
Ka një gjumë letargjik në PD, partia ka nevojë për t’u hapur më shumë –

Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

09:27 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –
  • Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –
  • Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com