“Ukrainës do t’i duhen të paktën 20 deri në 25 vjet që t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.
Kështu ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
“Ukraina nuk do të jetë në gjendje të bëhet anëtare e BE-së gjatë 20-25 viteve të ardhshme.
Dhe, as anëtare e NATO-s”, ka thënë ai gjatë një fjalimi në Hagë.
Ai nuk ka dhënë shpjegime pse Ukrainës do t’i duhet të presë kaq shumë vite, për t’u bërë pjesë e BE-së.
Fjalimi i tij në Hagë kishte synim që t’i siguronte votuesit holandezë, se marrëveshja e këtij viti ndërmjet Ukrainës dhe BE-së nuk është hap i parë drejt bashkimit të shpejtë të këtij vendi me BE-në.
Kjo, duke qenë se holandezët janë kundër këtij bashkimi.