Një gjykatë ukrainase dënoi të martën, me nga 11 vjet e gjysmë burg dy ushtarë rusë të kapur rob për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore.
Ky është vendimi i dytë që jepet me akuzën për krime lufte që nga fillimi i pushtimit rus në 24 shkurt.
Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, të cilët dëgjuan vendimin duke qëndruar në një qeli xhami të përforcuar në gjykatën e qarkut Kotelevska në Ukrainën qendrore, u deklaruan ‘fajtorë’ javën e kaluar.
Bobykin dhe Ivanov u shpallën fajtorë për “shkelje të ligjeve të luftës” në fund të një gjyqi që filloi në mes të muajti maj në qytetin e Poltava, sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve Interfax, sipas të cilës, të dy të pandehurit “e pranuan plotësisht fajin dhe u deklaruan të penduar”. /REL
Sulmet izraelite lënë mbi 80 të vrarë në Gaza, Hezbollahu nis raketat drejt Izraelit
Qeveria në Gaza raportoi të shtunën se 84 palestinezë humbën jetën prej goditjeve nga Izraeli një ditë më parë. Ndër...