Ujësjellësit do të jepen me koncesion për shkak të borxheve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ujësjellësit do të jepen me koncesion për shkak të borxheve –

14:39 | 25/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

As reforma e qeverisë, që shkriu 46 ujësjellës nuk po arrin ti nxjerri shoqëritë nga kriza e borxheve ku kanë hyrë, të cilat tashmë edhe pse janë një e mirë kombëtare dhe me rëndësi po kombëtare mund të jepen me koncesion. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë që tanimë ka pjesën më të madhe të aksioneve të ujësjellësve në vend, ka bërë gati nismën e re, ku furnizimi me ujë të pijshëm dhe trajtimi i ujërave të ndotura urbane, të jepen me koncesion, dhe kontrata miratohet nga kjo ministri.

Në projektligjin që është në konsultim publik ‘Për sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane’, janë dhënë 3 alternativa për të nxjerrë shoqëritë nga kriza dhe për të përmirësuar shërbimin, meqenëse reforma e agregimit nuk po jep rezultate.

Në 3 nene të këtij drafti thuhet se, opsioni i parë është-‘kontrata e performancës’ që lidhet ndërmjet bashkive dhe institucioneve qendrore, ku caktohen objektivat vjetore.

Alternativa e dyte është dhënia me koncesion e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm, largimit, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane pas një studimi fizibiliteti që e bëjnë bashkitë.

Dhe së treti është operatori i mundësisë së fundit që duhet të jetë me kapital shtetëror ose privat i cili mund të licencohet nga ERRU-ja për të ofruar këtë shërbim.

“Miratimi i këtij projektligji është një qasje e re për përmirësimin e performancës  së sektorit të ujësjellës kanalizimeve që vuan prej dekadash nga problemet financiare dhe cilësia jo e kënaqshme e shërbimeve të ofruara për konsumatorët”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Reforma e qeverisë dështoi, nuk u ulën borxhet!

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj OSHEE rezultojnë të jenë në vlerën rreth 28.1 miliardë lekë deri në fund të muajit qershor. Nga të cilat, rreth 15 miliardë lekë janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe rreth 13 miliardë lekë janë detyrime për kamatëvonesa.

Ministria e Financave thotë se ujësjellësit kanë performancë të ulët për këtë arsye nuk arrijnë të shlyejnë borxhet që kanë. Por as Ministria e Infrastrukturës nuk ka bërë përpjekje për ti nxjerrë nga kriza pasi në relacionin e projektbuxhetit thuhet se fondet prej 310 milionë lekësh që i janë dhënë kësaj ministrie për subvencionin e këtyre kompanive nuk janë shfrytëzuar, ndoshta për shkak se plani është për ti dhënë me koncesion.

“Akumulimi i detyrimeve të prapambetura të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve vazhdon trendin rritës, kryesisht për shkak të performancës së ulët të shumicës së shoqërive U-K sh.a. Nisur nga kjo, ka startuar aktualisht procesi i reformimit dhe riorganizimit të sektorit të Ujit, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime 2020-2030. Synimi është ridimensionimi i 58 ndërmarrjeve U-K aktuale, përmes rigrupimit të tyre në 15 shoqëri SKP-UK rajonale me qëllim final menaxhimin optimal dhe rritjen e performancës së tyre financiare në zbatim të VKM nr.302 datë 11.05.2022 “Për politikat kombëtare për riorganizimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit, trajtimit dhe përpunimit të ujërave të ndotura”. Ndërkohë, subvencioni nga buxheti i shtetit për sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve i planifikuar në programin përkatës të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2023 në vlerën 310 milionë lekë, deri në këtë moment nuk rezulton me realizim faktik pasi nuk është detajuar ende prej tyre”, thuhet në një pjesë të relacionit të projektbuxhetit.

Por ujësjellësit nuk kanë vetëm borxhe ndaj OSHEE, pasi në tabelat e detyrimeve të prapambetura rezulton se 5 shoqëri të ujësjellësve në vend kanë 388.3 milionë lekë detyrime të papaguara, kryesisht të krijuara nga investimet e bëra dhe që nuk janë likuiduar, mos pagesë tatimesh, në kategorinë e shërbimeve dhe kategoria të tjera.

Konkretisht Ujësjellës Kanalizime Krujë ka 204.2 milionë lekë detyrime të prapambetura, Ujësjellës Kanalizime Tiranë me 156 milionë lekë borxhe që janë të gjitha për investime të papaguara, ndjekur nga Ujësjellës Kanalizime Malësi e Madhe me 26.6 milionë, Ujësjellës Kanalizime Rrëshen 0.6 milionë lekë dhe Vau i Dejës 0.6 milionë lekë.

Por çfarë ndodhi në vitin 2022?

Me qëllim që ujësjellësit të dilnin nga kriza e borxheve ku ishin zhytur qeveria vendosi që të shkrijë 46 ujësjellës dhe të krijojë vetëm 15 shoqëri ujësjellës-kanalizimeve.

Nëpërmjet këtij vendimi 51% e aksioneve të ujësjellësve i kaluan Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa pjesa tjetër u mbeti bashkive. Vendim ky që reduktoi kompetenca e pushtetit vendor duke i centralizuar në duar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Përpara këtij vendimi aksionet e ujësjellësve ishin në dorë të bashkive.

Kjo masë u ndërmor me synim shlyerjen e detyrimeve të papaguara dhe të përmirësojë financat e ujësjellësve, pritet të rrisë cilësinë e shërbimit nga qytetarëve si dhe të shtojë investimet në rrjet.

Pas këtij vendimi u vendos që ujësjellësi i Tiranës mori Kamzën dhe Vorën, ndërsa pjesë e UK Durrës do të jetë edhe Kruja, Kavaja, Rrogozhina dhe Shijaku.

Ujësjellësi i Korçës, mori  Devollin, Maliqin, Kolonjën dhe Pustecin, kurse Pogradeci me Përrenjasin. Për të vijuar me ujësjellësin e Shkodrës që mori Fushë-Arrëzin, Pukën, Vaun e Dejës dhe Malësinë e Madhe, ndërsa  Elbasani, me Librazhdin, Gramshin, Cërrikun, Belshin dhe Peqinin.

Nëpërmjet kësaj reforme qeveria tha se shoqëritë e ujësjellësit do të dilnin nga kriza por në të vërtetë, nuk u realizua ky qëllim, pasi borxhet e tyre vijojnë të rriten.

“Agregimi i ujësjellësve është e vetmja mundësi për të shmangur problemeve të shfaqura deri më sot. Investimet nuk kanë munguar nga ujësjellësit por kanë qenë të fragmentuara, por tashmë do të jenë të plota që nga depot, sistemi shpërndarjes dhe vendosja e matësve. Synojmë një transformim të sektorit të ujit. Qëllimi kryesor është përmirësimi i shërbimit, duke ofruar uji 24 orë si dhe shëndoshja financiare e të gjitha kompanive që do të krijohen”, tha Belinda Balluku më 22 qershor 2022.

Read more

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Të Lidhura

nga 27
14:16 | 19/03/2026
0

Ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka dhënë dëshmi për disa orë të martën e 17 Marsit në SPAK, për dosjen...

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

nga 27
13:48 | 19/03/2026
0

Një aksident i rëndë me përfshirjen e gjashtë automjeteve ka ndodhur në qendër të Vlorës, pranë Postës Qendrore. Sipas informacioneve...

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

nga 27
13:32 | 19/03/2026
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë nga Berlini për takimet që po zhvillon...

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

nga 27
12:54 | 19/03/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të raportit të Varieties of Democracy Institute, i cili e rendit Shqipërinë në kategorinë e “autokracive...

Para
Asnjë urim për pritjen e ëmbël, Olta Gixhari rikthen sherrin… –

Asnjë urim për pritjen e ëmbël, Olta Gixhari rikthen sherrin... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –

14:16 | 19/03/2026
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

13:48 | 19/03/2026
Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –

13:32 | 19/03/2026
Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –

12:54 | 19/03/2026
E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –

12:44 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –
  • Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –
  • Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi –
  • Vendi zyrtarisht ndodhdet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama –
  • E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani –
  • Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Abuzimi me fondet e Bashkimit Europian, Ish-ministrja Frida Krifca merret në pyetje nga SPAK –
  • Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com