“Udhëtim me charter 120 mijë euro”, Rama i përgjigjet PD: Matematikë bravash – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Udhëtim me charter 120 mijë euro”, Rama i përgjigjet PD: Matematikë bravash

15:56 | 31/01/2022
në Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se ai ka shpenzuar 120 mijë euro nga paratë e buxhetit të shtetit vetëm për udhëtime qejfi.

Përmes një video në Facebook, Rama ironizon deputeten demokrate Orjola Pampuri, ndërsa shprehet se në të vërtetë udhëtimi për të cilin flet Pampuri ka kushtuar vetëm 345 euro.

“Bileta ekonomike e Lufthanses ka kushtuar 345 euro. Mesatarja vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare, të cilat paguhen nga fondi i kryeministrisë, është më e ulët se sa mesatarja vjetore e shpenzimeve të paraardhësve të mi, për arsyen e thjeshtë se ata udhëtonin në Business Class ndërsa unë kam udhëtuar thuajse tërësisht në ekonomik, me përjashtim te ndonjë rasti të veçantë – e njëjta gjë edhe për ministrat. Ndërkohë qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompaninë Air Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme”, shprehet Rama.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ndër të tjera, kreu i qeverisë nuk kursen ironinë edhe me matematikën e kryedemokratit Lulzim Basha apo “bravat” që janë kthyer ndër fjalët më të përdorura në retorikën e përdorur nga Berisha.

“Sasia më e lartë vjetore e shpenzimeve për udhëtimet e mia zyrtare ka qenë 4.623.089 lek në vitin 2014. Ndërsa shifra 120 mijë euro karburant për fluturim privat, është produkt i të njëjtës aritmetikë fantastiko-shkencore, që nga 1958 ulëset e Pallatit të Kongreseve nxori 5004 delegatë. Po t’i shumëzosh këta delegatë me 30 dhe pastaj të zbresësh 30, dalin fiks 120 mijë euro karburant për 7×7 brava, baraz 42 fluturime”, shton Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë, deputetja demokrate, Orjola Pampuri e akuzoi Ramën për shpenzimet “marramendëse” për udhëtimet e tij private, akuzë e cila u përsërit dhe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Parlamentit.

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Protesta kundër masave anti-covid, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Protesta kundër masave anti-covid, kërkohet dorëheqja e qeverisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –

16:47 | 18/03/2026
bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

16:21 | 18/03/2026
bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

16:01 | 18/03/2026
Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –

15:27 | 18/03/2026
Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –

15:15 | 18/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –
  • Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak –
  • Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto –
  • Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin –
  • bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com