Shkencëtarja britanike e cila ishte zhdukur për disa ditë në ishullin Ikaria në Greqi është gjendur e vdekur.
Trupi i Natalie Christopher u gjet në fund të një gryke të thellë 20 metra pranë plazhit, ndërsa ende mbeten të paqarta shkaqet e vdekjes.
Christopher kishte dalë të vraponte në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më. Ajo kishte vajtur me pushime në ishullin grek së bashku me të dashurin e saj.
Del për të bërë vrapin e mëngjesit, shkencëtarja britanike zhduket në ishullin grek