Dalin të tjera nga ngjarja e rëndë, mbrëmë ne Kuçovë ku 46-vjeçari Admir Bejo u plagos pas një sherri me fqinjin e tij.
Burime nga lagjja “1 Maji” ku ishte edhe zona ku u gjet i plagosur Bejo, konfirmojnë se ky i fundit ishte përdorues i rregullt i lëndëve të forta narkotike dhe për këtë arsye mashtronte e u merrte lekë borxh njerëzve që njihte.
Sipas banorëve të lagjes, Bejo kishte degraduar dhe konfliktohej me këdo që i dilte para,edhe pa asnjë shkak.
Sipas bluve, konflikti mes Bejos dhe autorit ka ndodhur në banesën e këtij të fundit, ku pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin komshiu i tij ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë mbi 46-vjeçarin Admir Bejo.
Bejo ka bredhur me vrap për të dalë nga banesa e autorit dhe në dalje është qëlluar edhe dy herë të tjera po plumbat nuk e kanë zënë.
Pasi ka ecur disa metra Bejo ka rënë në tokë, ku edhe është gjetur i shtrirë nga një kalimtar që ka njoftuar policinë.