Edvin Kulluri ka reaguar për herë të parë pasi emri i tij nuk ishte fitues në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Kulluri shkruan me ironi se “Këshilli Kombëtarë i dalë dje nga Kuvendi e përmbushi parimin e konservatorizmi që mbështet vlerat e familjes”, duke marrë shembull që vetëm 2 familje kanë rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar.
Postimi i Kullurit:
Meqënëse konservatorizmi mbështetet fortë tek vlerat e familjes, Këshilli Kombëtar i dalë dje nga Kuvendi e përmbushi plotësisht këtë parim!
Vetëm nga 2 familje ka rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar!
Urime dhe përpara drejt fitores kundër rregjimit të Edi Rameë!