U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore –

17:19 | 19/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Instituti amerikan i Paqes në Uashington mirëpriti takimin e parë të Bordit të Paqes, nga ku Presidenti amerikan Donald Trump bëri me dije se janë mbledhur 17 mld dollarë për rindërtimin e Gazës. Trump tregoi listën e vendeve që kanë paguar deri në këtë fazë për rindërtimin e Gazës, ku Shqipëria dhe Kosova deri në këtë fazë nuk kanë kontribuuar.

Kazakistani, Azerbajxhani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti kanë dhënë në total 7 mld dollarë, ndërsa 10 mld dollarë për rindërtimin e Gazës do t’i japë vetë SHBA. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte. Trump u shpreh besimplotë që një mbështetje të madhe do të kenë edhe nga kreu i FIFA, Gianni Infantino, i cili ishte gjithashtu në takimin inaugurues.

Shqipëria e cila në këtë takim përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama dhe Kosova nga presidentja Vjosa Osmani, kanë premtuar trupa në Gaza. “Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë force policie”, bëri me dije Donald Trump.

“Ne kemi bërë gjënë më të madhe nga të gjitha. Ne kemi paqe në Lindjen e Mesme tani”, tha Trump duke lavdëruar marrëveshjen e armëpushimit.

“Kur mora detyrën, lufta në Gaza po zhvillohej me mijëra njerëz të vrarë dhe asnjë fund nuk dukej në horizont. Sot, falë diplomacisë së palëkundur dhe angazhimit të shumë njerëzve të shquar në këtë sallë… lufta në Gaza ka mbaruar”, tha Donald Trump.

Pritet edhe fjalimi i kryeministrit Rama.

jeneral Majori Jeffers amerikan tha se 4 vendet e para që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në trupa për Gazën janë Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani, Maroku. Egjipti dhe Jordania. Shqipëria dhe Kosova tha Major Jeffers, do të trajnojnë forcat e policisë që do të diskolohen në Rripin e Gazës.

“Jam i nderuar që të deklaroj sot se 5 vendet e para që do të angazhojnë trupa ushtarakë, Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani, Maroku. Egjipti dhe Jordani janë përkushtuar për të trajnuar forcat e policisë. Më këto hapa të parë kërkojmë të sjellim siguri për paqe të qëndrueshme në Gaza”.

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Bordi i Paqes do të mbikëqyrë OKB-në dhe të sigurojë që të funksionojë siç duhet.

“Do të punojmë me OKB-në, ngushtësisht. Mendoj se OKB-ja ka potencial shumë të lartë, nuk e kanë arritur deri tani. Duhet të flas edhe për 8 luftërat e tjera. Nuk do të jem këtu ndoshta edhe për shumë kohë, por OKB-ja duhet të jetë më e fuqishme, Bordi i Paqes do ndihmojë OKB-në që kjo të funksionojë. Do forcojmë OKB-në, të sigurohemi që kanë ambientet e duhura, nëse ka nevojë për kontribut financiar, do i ndihmojmë me kontribute financiare. Kemi njerëz shumë të mirë në OKB, kanë potencial të lartë. Është shumë e rëndësishme dhe do jetë në gjendje ta arrijë potencialin. Faleminderit që jeni këtu, jeni njerëz të mëdhenj, ju dhe vendet tuaja, jeni udhëheqës të fortë. Çdo njërin këtu prej jush sot, kam arritur ta njoh dhe ta respektoj, jeni miqtë e mi, nëse mund t’iu ndihmoj, ma thoni. Ky është një Bord i Paqes, siç nuk ka qenë kurrë më parë”, deklaroi Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump tha se përveç fondeve të mbledhura nga disa shtete, Kosova, Shqipëria e të tjerë vende do të kontribuojnë me trupa dhe polici për në Gaza.

“Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Europa. Kemi një lidhje shumë të mirë me Europën dhe NATO-n. Norvegjia ka rënë dakord që të presë një event që do të presë Bordin e Paqes. Mendova që do të me jepnin Çmim Nobel për Paqen, kjo është më pak entuziaste, por nuk më intereson për çmime por për paqen. Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do e përdor këtë aftësi. Dua që të shpëtoj jetë dhe nuk më intereson për çmime. 2 miliardë dollarë fonde për Gazën. Japonia ka premtuar që do të organizojë për të mbledhur fonde, Kina do të jetë e përfshirë, mendoj që edhe Rusia do të jetë dakord. FIFA do të ndihmojë për të mbledhur 77 miliardë euro për Gazën, mendoj që ka të bëjë me fushat. Së shpejti do të njoftojmë detajet dhe nëse mundem së shpejti do të shkoj atje.

Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit.  Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin”, tha Trump.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Europën. Kreu i NATO-s po bën një punë të mirë.” Kështu u shpreh president Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin e Bordit të Paqes.

Ai tha se Norvegjia do të mbledhë Bordin e Paqes dhe shtoi me ironi se mendoi se po i jepnin Çmimin Nobel. “Nuk më intereson Çmimi Nobel, më intereson paqja,” u shpreh ai.

Presidenti Donald Trump theksoi se nëse ka mundësinë të ndalë luftërat, do ta bëjë. “Nëse kam aftësinë të fik luftërat, dua ta bëj. Dua të shpëtoj jetë,” tha ai para të pranishmëve.

Gijotina.com/

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore –

U mblodhën 17 mld dollarë për Gazën, Shqipëria dhe Kosova premtojnë trupa policore -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com